Ballaban Pasha: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1880333 i bërë nga Udha (diskutimet) sepse eshte i papranueshem ne kryeradhe, nuk eshte arbitrare, por buonsens. Nuk i vihet pyke Zefi nga nje website, kur bibliografia ka gjithe ato emra.
Etiketa: Undo
Rreshti 11:
 
=== Kundër Skënderbeut ===
Pas fitoreve të kundër Sheremet Beut, për t'iu kundërvënë Skënderbeut, Sulltan Mehmeti zgjodhi Ballabanin. Betejën e parë e patën në fushën e [[Beteja e Vajkalit|Valkalisë]], pranë Ohrit, prillin e 1465. Ushtria osmane u thye, por Ballaban Pasha mund të zinte në pusi tetë kalorës të dëgjuar të Skënderbeut: [[Moisi Arianit Golemi|Moisi Golemin]], [[Vladan Gjurica|Vladan Juricën]], Muzakën e Angjelinës, Gjon Muzakën, Gjon Perlatin, Nikollë Berishën, Gjergj Kukën dhe Gjin Maneshin. Më pas u dërguan në [[Stambolli|Stamboll]], ku u ropën të gjallë.<ref name=":0" />
 
Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë arbërore dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku arbërorët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën.