Aleatët e Luftës së Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v pasurova me shtimet e Udhes
vNo edit summary
Rreshti 6:
'''Aleatët '''ose''' Koalicioni Antifashist''' '''në Luftën e Dytë Botërore,''' të quajtur '''Kombet e Bashkuara''' prej deklaratës së 1 janarit 1942, ishin vendet të cilat iu kundërvunë së bashku fuqive të Boshtit gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] (1939-1945). Aleatët e promovuan aleancën si përpjekje për të ndaluar agresionin [[Gjermania Naziste|gjerman]], japonez dhe [[Mbretëria e Italisë|italian]].
 
==Histori==
Në fillim të luftës më 1 shtator 1939, Aleatët përbëheshin nga [[Franca]], [[Polonia]] dhe [[Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut|Britania e Madhe]], dhe shtetet e varura nga to, të tilla si India Britanike. Brenda disa ditësh atyre iu bashkuan zotërimet e pavarura të [[Komonuelthi|Komonuelthit Britanik]]: [[Australia]], [[Kanadaja|Kanada]], [[Zelanda e Re]] dhe [[Republika Jugafrikane|Afrika e Jugut]].<ref>Davies 2006, pp 150–151.</ref> Pas fillimit të fushatës pushtuese gjermane në Evropën Veriore, deri te fushata në Ballkan, shtete si [[Holanda]], [[Belgjika]], [[Greqia]] dhe [[Mbretëria Jugosllave|Jugosllavia]] u bashkuan me Aleatët. Pasi bashkëpunimit fillestar me nazistët në pushtimin e Polonisë, dhe qëndrimit një kohë neutral, edhe [[Bashkimi Sovjetik]] u bashkua me Aleatët në qershor 1941, pasi u sulmuan nga Gjermania. [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës]] dhanë mbështetje materiale gjatë gjithë kohës dhe zyrtarisht hynë në luftë në dhjetor 1941 pas sulmit sulmit japonez në Pearl Harbor. Kina e cila ndodhej në luftë me Japoninë që nga incidenti në urën Marco Polo më 1937, zyrtarisht u bashkua me Aleatët në vitin 1941.