Diskutim:Ballaban Pasha: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 72:
::::::::::::Lludha, une nuk e cmoj tonin lakonik tendin, pasi eshte krejt i paqarte per nje diskutim serioz. Ti do qe shqiptaret e shekullit XV t'i quash arber, qe eshte fjale tjeter nga "shqiptar". Kjo eshte taktike osmane qe te ndajne shapin nga sheqeri, e te mos e identifikojne kombin shqiptar te shekullit 20-21 me ate te shekullit 15. Burimet nuk e pranojne kete dhe i quajne shqiptare. Une kam qene shume i qarte qe ka pasur luftetare veneciane e napolitane, po popullsia lokale ishte shqiptare, te pakten ne shumice pasi ne Shqiperine Lindore, pra zonen e Dibres e Ohrit ka pasur edhe ca sllave, po shumica kane qene shqiptare. Gjithsesi nese s'te pelqejne burimet, une nuk kam faj. --[[Përdoruesi:1l2l3k|1l2l3k]] ([[Përdoruesi diskutim:1l2l3k|diskutimet]]) 19 korrik 2018 21:28 (CEST)
:::::::::::::Toni eshte krejtesisht i qarte, dhe po ta shohesh ruan kthjelltesi ne artikullberje, nuk e kap tundimi t'i beje gjyq kujt me kronika mesjetare ku zerot shtoheshin me po te njejtin hater sic e mbajtet me paterica Zefin deri qepare. Shikoje etimologjine e fjales [[Kombi|komb]], se nga e kemi! - te ciles i mbivendosem konceptin e nacionit/nacionalizmit lind ne shek. '''XVIII-XIX!!!''' Po hajde, ta marrim njehere per te vertete kete "taktiken osmane" se na mbushet me qyfyre pervecse e mbushet me iç artikullin: kur dokumentohet fjala ''shqiptar'' per here te pare '''aq sa dime''' sot? Mjafton pergjigjja e kesaj dhe vetekuptohet se si identifikohej ajo periudhe, se po e shoh qe vullnetarisht po e harron qe arbereshet nga te gjitha anet vetem per ''fol shqip'' e kane, pra ''fol qarte'' ate fjale. Ky ishte projekti i historiografise enveriste (te ciles ti i kthen K-Antifashist) per te shenjuar ne Mesjete nje Shqiperi izolacioniste sic ishte vete burgu qe beri *urvi. Une dua reinterpretim, pa shkuar larg burimit, por jo me myk dhe dogma. Keta llokmat e shqiptareve kendoji kund tjeter, se Shkodra, Lezha, Kosova, nen-Osumi, nuk i kishte ne harte ajo ''Shqiperia skenderbegiane''. Jane artifica, e si te tilla nuk mund te shiten, sepse i bjen te serviren rrena. --[[Përdoruesi:Lludha|Lludha]] ([[Përdoruesi diskutim:Lludha|diskutimet]]) 19 korrik 2018 21:44 (CEST)
:::::::::::::Nuk hame te gjithe tallash qe te marrim kallep bindjet e Frasher-Xhufeve sikur te mos kemi aparat kritik. Matematike e thjeshte terminologjike ajo e arber-shqiptarit, stad vetedijeje, psikologji, gjuha, feja, you name it. Do te dale ndonje antropolog dhe ta shtroje si pyetje cne ky kalim, se nuk po them qe etnia nuk eshte e njejta, por etnia ka pervojen e vet - dhe e jona ka marre rrugetimin e vet. Arberishtja sic eshte kronolekt (se edhe tallash-gjuhetaret vazhdojne t'i thone vetem dialekt), edhe vetedijen e kane/kishin si te Mesjetes, shto shekujt e sistemit te miletit, si kapak qe iu bashkangjit Nacionalizmi dhe identitetin e lidhin me fene (per te mos shtuar artificin perendimor qe iu thane se ishin greke). Ky artikull eshte per Ballabanin, meqe ju kapi zelli skenderbegian (e Skenderbeut artikullin ia lini mizerje) e shoh kryqezimin per se vdekuri, si Xhuf-Frasherat e kane zakon. Une nuk jam per epitete ne histori, se paku jo nga historiani modern (c'luks sikur ta kishim) se kronikave nuk kemi cka t'i bejme. --[[Përdoruesi:Lludha|Lludha]] ([[Përdoruesi diskutim:Lludha|diskutimet]]) 19 korrik 2018 21:55 (CEST)
 
== Hesap vl ==
Return to "Ballaban Pasha" page.