[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 15:
| vendi_varrimit = [[Xhamia e Selimies]]
}}
'''Gjergj Kastrioti''' (l. 6 maj 1405 – v. 17 janar 1468), i njohur si '''Skënderbeu''' (nga [[Gjuha osmane|osmanishtja]]: اسکندر بگ ''İskender Bey''), ishte një fisnik dhe udhëheqës ushtarak [[Shqiptarët|shqiptar]]. Ai i shërbeu [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] në vitet 1423–43 dhe pas largimit nga shërbimi i saj, kishte marrëdhënie vasaliteti me [[Republika e Venedikut|Venedikun]] në vitet 1443-47 dhe së fundi me [[Mbretëria e Napolit|Mbretërinë e Napolit]]<ref>{{Cite book|title=Shpikja e Mesjetës: Vetja dhe Tjetri në medievistikën shqiptare|last=Dani|first=Doan|publisher=Pika pa sipërfaqe|year=2016|isbn=978-9928-185-30-3|location=Tiranë|pages=96-97, 104|quote=96-7 «... traktati sanksiononte sovranitetin e Alfonsit V mbi zotërimet e Skënderbeut, praninë e një garnizoni katalans dhe të një guvernatori në Krujë. (Cerone, La politica orientale di Alfonso di Aragona)» 104: «Juristi Luarasi pohon se «nga pikëpamja formalo-juridike, ai ishte një traktat vasaliteti», por «vasaliteti i pranuar në parim ishte i fazuar dhe i kushtëzuar» sepse do të realizohej në dy etapa, ku e para «ishte dorëzimi simbolik i qytetit dhe i kështjellës së Krujës, i cili kushtëzohej nga ndihma financiare që do të jepte Alfonsi i Napolit», dhe vetëm në një fazë të dytë, «pas çlirimit të plotë të Shqipërisë nga turqit, do të bëhej prej Skënderbeut ceremoniali përkatës (betimi dhe homazhi), si dhe do të fillonte pagimi i tributit».}}</ref> gjer në vdekje. Pas largimit nga shërbimet që i bëri Perandorisë Osmane, udhëhoqi një kryengritje kundër kësaj perandorie në atë që sot është Shqipëria e Maqedonia. Skënderbeu gjithmonë e nënshkroi veten si ''Zot i Arbërisë'' ([[latinisht]]: ''Dominus Albaniae''), dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet zyrtare.<ref name=":0">{{Citation|last=Anamali|first=Skënder|title=Historia e popullit shqiptar në katër vëllime|volume=I|year=2002|publisher=Botimet Toena|oclc=52411919|pages=379}}</ref>
 
Një anëtar i familjes fisnike të [[Kastriotët|Kastriotëve]], me sistemin e [[Devshirmeja|Devshirmesë]] u dërgua në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të [[Sulltani|sulltanit]] për njëzet vitet e ardhshme. U ngrit ndër gradave, duke kulminuar në emërimin si sanxhakbej i [[Sanxhaku i Dibrës|Sanxhakut të Dibrës]] në vitin 1440. Në vitin 1443, ai dezertoi osmanët gjatë [[Beteja e Nishit|betejës së Nishit]] dhe u bë sundimtar i [[Kruja|Krujës]], [[Koxhaxhiku|Svetigradit]] dhe [[Modriçi|Modriçit]]. Në vitin 1444, ai u emërua prijës i [[Lidhja e Lezhës|Lidhjes së Lezhës]], që konsolidoi fisnikërinë në atë që sot është [[Shqipëria|Shqipëri]]. Përkundër vlerave ushtarake të tij, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në territorin e Shqipërisë Veriore të sotme, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve.<ref name="Pitcher1972">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=8gs4AAAAIAAJ&pg=PA88|title=An Historical Geography of the Ottoman Empire: From Earliest Times to the End of the Sixteenth Century|author=Donald Edgar Pitcher|first=|publisher=Brill Archive|year=1972|isbn=|location=|pages=88|id=GGKEY:4CFA3RCNXRP}}</ref> Për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 anëtarëshe e Skënderbeut luftoi e fitoi kundër [[Ushtria osmane|forcave osmane]], të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara,<ref>{{Cite book|url=https://books.google.com/books?id=JQP2F2q9xDkC&hl=en|title=The later Crusades, 1274–1580: from Lyons to Alcazar|last=Housley|first=Norman|publisher=Oxford university press|year=|isbn=978-0-19-822136-4|location=|pages=90}}</ref> gjë për të cilën u admirua.<ref>{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=X6DM4szwUpEC|title=Catholics and Sultans: The Church and the Ottoman Empire 1453–1923|last=Frazee|first=Charles A.|date=2006-06-22|publisher=Cambridge University Press|accessdate=20 April 2012|isbn=978-0-521-02700-7}}</ref>