[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
me korrekte, por duhet te shtjellohet ne nje paragraf te tipit Trashegimia
Rreshti 21:
Në vitin 1451, ai njohu ''de jure'' suzerenitetin e [[Mbretëria e Napolit|Mbretërisë së Napolit]] nëpërmjet [[Traktati i Gaeta-s|Traktatit të Gaetës]], për të siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse ai mbeti një sundimtar ''de facto'' i pavarur.<ref>{{Citation|last=Fine|first=John Van Antwerp|title=The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest|url=https://books.google.com/books?id=LvVbRrH1QBgC&pg=PA558|year=1994|publisher=University of Michigan Press|isbn=978-0-472-08260-5}}</ref> Në vitet 1460–61, ai mori pjesë në luftërat civile të Italisë në mbështetje të [[Mbretëria e Napolit|Ferdinandit I të Napolit]]. Në vitin 1463, ai u bë komandanti kryesor i [[Kryqëzatat|forcave kryqtare]] të [[Piu II|papa Piut II]], por papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku me [[Republika e Veneciës|venedikasit]] ai luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–79, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.
 
Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe për zgjerimin osman, dhe ai u konsiderua nga shumë njerëz në [[Evropa Perëndimore|Evropën Perëndimore]] si një model i rezistencës së krishterë ndaj osmanëve myslimanë. Bëmave të tij iu kushtuan këngë popullore si ndër shqiptarët në periudhën osmane ashtu edhe nga arbëreshët e Italisë. Pas [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes Kombëtare]], Skënderbeu njihet si heroi kombëtar nga shqiptarët.
 
== Emri ==