Ndryshimi mes inspektimeve të "Njeriu"

4 bytes removed ,  1 vit më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
[[Skeda:Indian family in Brazil posed in front of hut.jpg|thumb|right|225px|Njerëzit shpesh jetojnë në struktura sociale të bazuara te familja dhe krijojnë strehim artificial.]]
 
Vendbanimet e para njerëzore ishin të varura nga sasia e ujit dhe dhe në varësi të jetesës, resurse të tjera natyrore si tokat pjellore për rritjen e prodhimeve bujqësore dhe të bagëtisë, ose në stinë të caktuara duke gjuajtur pre të ndryshme. Gjithsesi, njerëzit kanë një aftësi të madhe për të ndryshuar habitatin e tyre me metoda të ndryshme, si ujitja, planifikimi urban, ndërtimi, transporti, prodhimi i mallrave, shpyllëzimi dhe shkretëzimi. Me shfaqjen e tregtisë në shkallë të gjerë dhe infrastrukturës së transportit, afërsia e këtyre resurseve është bërë e panevojshme dhe në shumë vende, këto faktorë nuk janë më një forcë drejtuese e rritjes dhe zvogëlimit të popullsisë. Megjithatë, mënyra se si habitati ndryshohet është një përcaktues i rëndësishëm në ndryshimin e popullsisë.
 
Teknologjia i ka lejuar njerëzit të kolonizojnë të gjitha kontinentet dhe të përshtaten në të gjithë mjediset e ndryshme. Në dekadat e fundit, njerëzit kanë eksploruar Antarktikën, thellësitë e oqeaneve, hapësirën e jashtme, edhe pse kolonizimi i këtyre mjediseve është akoma i parealizueshwm. Me një popullsi mbi 6 miliard, njerëzit janë mes gjitarëve të mëdhenj më të shumtë në numër. Shumica e njerëzve jetojnë në Azi (61%). Pjesa tjetër jetojnë në dy Amerikat (14$), në Afrikë (14%), Europë (11%), dhe Oqeani (0.5%).