Diskutim:Ymer efendi Prizreni: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 11:
 
== nga historia qe teproi ==
{{collapse top|Rrallë mund të ketë në botë, një popull që ka jetuar fatin e kombit tonë. Bjerë e ngrihu nëpër luftëra,ky popull në krejt ekzistencën e vet, ka jetuar tragjizmin historik, kurdoherë përmes një dëshire e vullneti për t’u ringritur. Në këtë ringritje, kanë peshë emrat e nderuar të bijve të vet, ata që i dhanë shpresë në çastet e mbrame, që i dhanë besë e jetë, që mbajtën të pashuar flamurin e shqiptarizmës. Mes këtyre emrave, bën dritë kurdoherë edhe vepra intelektuale e patriotike e Ymer bej Prizrenit.
{{collapse top|== Historiku ==
Rrallë mund të ketë në botë, një popull që ka jetuar fatin e kombit tonë. Bjerë e ngrihu nëpër luftëra,ky popull në krejt ekzistencën e vet, ka jetuar tragjizmin historik, kurdoherë përmes një dëshire e vullneti për t’u ringritur. Në këtë ringritje, kanë peshë emrat e nderuar të bijve të vet, ata që i dhanë shpresë në çastet e mbrame, që i dhanë besë e jetë, që mbajtën të pashuar flamurin e shqiptarizmës. Mes këtyre emrave, bën dritë kurdoherë edhe vepra intelektuale e patriotike e Ymer bej Prizrenit.
[[Figura:Y p.jpg|thumb|150px|Ymer Haxhi Prizreni]]
Lindi edhe u rrit në fshatin [[Zgatar]], [[Prizren]] përkon me një varg masash që [[Porta e Lartë]] kish ndërmarrë në [[Shqipëri]], në rrafsh të shtypjes së kryengritjeve shqiptare që kundërshtonin reformat e Tanzimatit. Ymer Prizreni, tashmë i shkolluar dhe i edukuar në frymën fetare të kohës, predikon paqe mes bashkëkombasve të tij. Ai ndërhyn energjikisht, disa herë tek autoritet vendore turke, me ç’rast këto të mos kërkonin taksa ngase varfëria e shqiptarëve po arrinte kulmin. Por thirrjet e sinqerta të Ymer Prizrenit, binin në veshin e shurdhër të tagrambledhësve Osman. Këtej do të buronte ai zvetnim shpirtëror i shqiptarit Ymer Prizëreni ndaj Portës së Lartë. Tashmë për te ishte e qartë se kullat fetare në Stamboll e gjetkë, në mbarë Turqinë, predikonin pos të tjerave nënshtrimin deri në baltë të identitetit kombëtar, përpara interesave madhore të Perandorisë Osmane. Me këtë akt përuljeje, nuk mund të pajtohej kursesi Ymer bej Prizreni (përndryshe thirej edhe Haxhi Ymer Efendiu) i cili u rrit sa me dashurinë dhe edukatën e lartë prindërore, aq edhe me legjendat trimërore të Bregut të Drinit, ku valët e këtij lumi, janë padyshim simfonia epike e maleve shqiptare. Më pas, Ymer Efendiun e shohim të shpërngulet në qytetin e [[Prizreni]]t, në kujdesje të familjes së vet e cila fal provave, gëzonte një popullaritet të madh në ato vite. Ai nuk mund të ngjitet më në shkallët e hierarkisë fetare, ngase së bashku me frymën e zotit ka nisur të predikojë në shtëpitë e vogla por të bukura prizërenase, edhe frymën e shqiptarizmës. Megjithëse zotëron katër gjuhë, ka kulturë të përgjithshme të mjaftueshme, ai nuk mund të ulet as në ndonjë zyre të Portës së Lartë në Prizren, ngase disa herë, haptaz i është kundërvënë, vendimeve të ardhura nga [[Stambolli]]. Sigurisht në vitet 70-të të shekullit të XIX, atëherë kur Porta e Lartë u gjend përballë të pariturave të mëdha, edhe fakti i Shqipërisë rrezikohej së tepërmi. Kuptohet ky rrezikim nuk vinte ngase ne patëm qenë nën mbrojtjen e Portës së Lartë. Përkundrazi. E vërteta është se në këtë periudhë, shqiptarëve u ishin mohuar krejt të drejtat,veçanërisht në rrafsh të gjuhës dhe shkollave shqipe, parashiheshin prapambetje serioze, të krahasuara këto me (për fat të keq) fqinjët tanë. Në viset shqiptare kishte plot shkolla greke, turke, italiane, por asnjë shqipe. Në mjaft prej literaturës së asaj kohe, ne jemi quajtur turq, kaurrë, arnautë apo latinë, por rrallëkush e dinte se në me të vërtetë ishim shqiptarë. "Po të shtojmë këtu se shqiptarët nuk kishin një administratë unike, por qenë të shpërndarë në vilajete të ndryshme, bëhet e qartë se osmanllinjtë dhe pas tyre shovinistët e Ballkanit ngulnin këmbë të mos e njihnin kombësinë shqiptare. Dhe naivët mund të vinin në përfundim se ky popull i lashtë i Ballkanit ishte i destinuar të zhdukej nga historia".(K. Xoxi, Lidhja Shqiptare e Prizrenit,faqe 13 ).
Return to "Ymer efendi Prizreni" page.