[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e Lludha (diskutimet) në versionin e fundit nga Pasztilla.
Etiketa: Rollback
No edit summary
Rreshti 30:
== Biografia ==
[[Skeda:Skenderbeg-busti.jpg|200px|parapamje|left|Skënderbeu]]
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i [[Gjon Kastrioti]]t dhe i princeshës [[Vojsava Tribalda|Vojsava]], fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më [[6 maj]] [[1405]] në DibërMat. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më [[1421]] dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në [[Adrianopojë]]. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e quan Gjergjin në shkollën e sulltanit ([[içogllanëve]]) që përgatiste komandantë e nëpunës.
 
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin [[Iskënder]] ([[Aleksandër]]). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në [[Ballkani|Ballkan]] e në [[Azia e vogël|Azinë e Vogël]], duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli [[bej]] që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt [[sulltani]] e emëroi [[sanxhakbej]] jashtë tokave shqiptare.