[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
rregullim
vNo edit summary
Rreshti 12:
|Nacion = [[Shqiptar]]
|}}
'''[[Haxhì|Haxhi]] Vehbi Agolli''' i njohur edhe si '''Vehbi Dibra''' (Dibër, [[12 mars]] [[1867]] - [[Tirana|Tiranë]], [[24 mars]] [[1937]]) ka qenë myfti, [[Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë|nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë]], Kryetari i parë i Pleqësisë së Shqipërisë, Kryetari i parë i [[Komuniteti Mysliman i Shqipërisë|Komunitetit Mysliman të Shqipërisë]], ndër komentatorët më të mirë të [[Kurani|Kuranit]] në [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]] dhe intelektual shqiptar. Në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]] u shpreh për njësimin kombëtar: se "Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë"; në frymën e të cilit lëshoi edhe [[Fetva|fetvanë]] për pranueshmërinë e flamurit të [[Kastriotët|Kastriotëve]] si [[Flamuri i Shqipërisë|flamur kombëtar]].
 
Më 1993, nën përkujdesjen e Imam [[Vehbi Ismaili|Vehbi Ismailit]], në Harper Woods, të [[Detroit|Detroitit]], [[SHBA]], botohenu botuan të përmbledhura shkrimet e Haxhi Vehbi Dibrës, nën titullin "Ç'urdhëron Kur'ani?".
 
== Biografia ==
Lindi në Dibër të Madhe me [[12 mars]] [[1867]], i biri i Ahmet [[Efendiu|efendi]] Agollit, myftiut të Dibrës së Madhe. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll, ku përveç studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombëtare.<ref name=":0">{{Cite web|url=http://zaninalte.al/2017/03/h-vehbi-dibra-dijetar-dhe-personalitet-i-shquar-mysliman-shqiptar/|title=H. Vehbi Dibra: dijetar dhe personalitet i shquar mysliman shqiptar|website=zaninalte.al|date=2017|publisher=Zani i Naltë|last=Kruja|first=Genti}}</ref>
 
Ai jetoi në një kohë kur akoma ishte e freskët [[Lidhja e Prizrenit]]. Ai u frymëzua nga libri “Dhe shkronja”“Dheshkronja” e [[Sami Frashëri|Sami Frashërit]]. Pas kryerjes së studimeve teologjike dhe specializimit në fushën e filozofisë islame, logjikës, shkencave juridike etj, emërohet myfti i Dibrës, detyrë që e ushtroi deri më [[1912]]. Në vitin 1908, mori pjesë në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]].<ref name=":0" />
 
Më 1909 mori pjesë në [[Kongresi i Dibrës|Kongresin e Dibrës]] ku u zgjodh kryetar i Kongresit.<ref name="HSH Ak.Shk">[http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/372/Kongresi-i-Dibres-(23-29-korrik-1909) Historia e Shqiperise sipas Akademise se Shkencave te Shqiperise]</ref> Më 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, si përfaqësues i Dibrës firmoi vendimin e pavarësisë me siglën në turqisht “''Vehbi Dibra''”.<ref>{{cite book |title=Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien, 1912–1939 |last= Schmidt-Neke|first=Michael |year=1987 |publisher=Oldenbourg Verlag |isbn=3-486-54321-0 |page=320 |url=http://books.google.com/books?id=vpIFsca3lKYC&pg=PA320&dq=%22Dhimit%C3%ABr+Ilo%22&hl=en&ei=DaPtS6mcKMG88gbUw9j9Cg&sa=X&oi=book_result&ct=book-thumbnail&resnum=2&ved=0CC0Q6wEwAQ#v=onepage&q&f=false |ref=Schmidt-Neke }}</ref>
 
Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqësisë (Senatit) të parë shqiptar. Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës e ngarkon me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipnisë. Në vitin 1916 ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit porsaorganizuarit Gjyqi i Lartë i [[Sheriati|Sheriatit]] gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez, pas shembullit të administrimit në Bosnie nga perandoria.<ref>{{Cite book|title=Islamic Leadership in the European Lands of the Former Ottoman and Russian Empires: Legacy, Challenges and Change|last=Račius|first=Egdūnas|last2=Zheli︠a︡zkova|first2=Antonina|publisher=BRILL|year=2017|isbn=9789004352681|location=|pages=47-48}}</ref>
 
Më [[1923]] në Kongresin e Parë Mysliman u zgjodh kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Kohë në të cilën komuniteti sistemoi të gjitha pronat e [[Vakëfi (në Islam)|vakëfeve]], i evidentoi këto me dokumentacionin përkatës të përpiktë, normalizoi shërbimin fetar në qytete e fshatra, realizoi një varg reformash centralizuese, sidomos në drejtim të vartësisë së faltoreve dhe kuadrove, ai hodhi edhe idenë për formulimin e statutit.