Kongresi i Lushnjes: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 37:
Tërheqja e Italisë nga [[Vlora]] sillte si rrjedhim logjik pavarësinë e shtetit shqiptar. Pse në qoftë se gjer atëherë kish pasur për Shqipërinë një rrezik copëtimi, ky vinte më fort nga ndërhyrjet e Italisë se sa nga fqinjët ballkanas. Këta të fundit mund të ngulnin thonjtë mbi tokat shqiptare vetëm atëherë kur Italia ta mohonte pavarësinë ose tërësinë tokësore të Shqipërisë duke e përmbysur ajo vetë ekuilibrin në Adriatik dhe në Ballkan. Sikur Italia të vendoste njëherë e përgjithmonë se një shtet shqiptar i pavarur është i nevojshëm për sigurimin e saj dhe në vend të një politike imperialiste copëtimi ose [[Kolonët italianë në Shqipëri|kolonizimi]], të kërkonte me kombin shqiptar marrëdhënie miqësore me pajtim interesash të të dy palëve, fqinjët e Ballkanit i binin kavallit kot. Ajo që ka venë në rrezik ekzistencën e Shqipërisë që prej traktatit të fshehtë të Londrës (1915) dhe gjer në ardhjen e komunistëve në fuqi, nuk kanë qenë aq fort fqinjët ballkanas se sa qëndrimi i lëkundshëm i politikës italiane. Ndërrimet e herë mbas hershme të politikës italiane kundrejt vendit tonë i kanë sjellë Shqipërisë dëm më shumë ndoshta nga barbarizmat e fqinjëve ballkanase (Por sigurisht [[Italia]] e sotme e ka kuptuar këtë të vërtetë). Pra, me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, më 1920, Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tillë u pranua në gjirin e Lidhjes së Kombeve që në shtator të atij viti. Një vit më vonë, më 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadorëve në Paris, i hodhi poshtë kërkesat e grekëve mbi Korçën dhe Gjirokastrën dhe Lidhja e Kombeve nisi të vëzhgoi lëvizjet e jugosllavëve.
 
=== Kujtime të patriotit [[Bajram Haxhiu]] për Kongresin e Lushnjes ===
Në kohën kur bëheshin përpjekjet për Kongresin e Lushnjes,unë kam qënë anëtar i Komisionit Inisiator për thirrjen e tij.Këtu,në qytetin tonë,kishte një lëvizje të gjerë patriotike.Para se të mblidhej Kongresi,ne hoqem një flamur Italian dhe e dogjëm.Aty pranë nesh u gjend një turmë e madhe njërëzish,kështu që italianët nuk guxuan të merrnin ndonjë veprim.Siç më kujtohet,njeriu që kujdesej më shumë për thirrjen e Kongresit ishte [[Eshref Frashëri|Eshref Frasheri]].Unë e njihja edhe me parë,se kishte qënë këtu si inxhinier.Mbasi u vendos të mbidhej Kongresi,na duhej të caktonim edhe godinën ku do të mbahej mbledhja.Për këtë iu drejtuam Kaso Fugës,por ai kishte hall,se mos binte në bela dhe nuk donte.Atëherë u vendos që të thirrej Kongresi,duke menduar se edhe në një kasolle do të mund të mbahej.[[Aqif pashë Elbasani|Aqif Pasha]] kishte sugjeruar,që ky kongres të mbahej në Elbasan,por qe bërë pengesë [[Shefqet bej Vërlaci|Shefqet bej Verlaci,]]<nowiki/>i cili në atë kohe hante e pinte me italianët.Unë isha ngarkuar me detyrën e shpërndarjes se postës në qytetet Elbasan,Peqin,Kavajë dhe Durrës.Taulla Sinani kishte Tiranën dhe anën e Dibrës e të Shkodrës.Nuk më kujtohet kush shkoi në krahinat e jugut.Veç mbaj mend,që ndarja u bë,duke mbajtur parasysh faktin,që të shkonim atje ku kishim të njohur.Në Elbasan mbaja lidhje me Selim Junikun,në Peqin mbaja lidhje me [[Adem Gjinishi|Adem Gjinishin]],në Kavajë me Idriz Dizdarin,ndërsa në Durrës me Rexhep Shalën.Rrugët deri në destinacion i bëja me kuaj.Rruga kishte plotë rreziqe,por ne ishim të rinjë në atë kohë dhe i kapërcenim.Pastaj nuk donim t’ia dinim shumë,se benim një punë atdhetare.Ne kohën kur zhvillonte punimet Kongresi kishin ardhur njerëz nga vënde të ndryshme të Shqipërisë.Në Kongres kishte edhe mjaftë lushnjarë.Unë nuk i kujtojë dot të gjithë,por mbaj mend,se kishin ardhur disa përfaqësues edhe nga fshatrat.Gjatë kohës që zhvillonte punimet Kongresi ndihej se [[Lushnja]] ishte në festë.Kudo shikoje flamurë kombëtarë.Madje flamurët e vegjël u vareshin në gjoks njerëzve edhe nga fëmijet e shkollës,aty ku ishim ulur në bangat e shkollës.Edhe salla e mbledhjes ishte zbukuruar shumë mirë.E para ishte fytyra e [[Skënderbeu|Skëndërbeut]] dhe,pastaj,e [[Ismail Qemali|Ismail Qemalit]].Në mur qe vendosur një Flamurë Kombëtarë.Në Kongres kishte rregull.Nuk të pranonin po të mos kishe mandatin që të ishte dhënë,apo të mos kishe një letër të lëshuar nga Komisioni Organizator i atij Kongresi.Ne kishim marrë detyrën për sigurimin e Kongresit.Kishin ardhur njerëz të armatosur.Disa prej tyre i kishin sjellë vet delegatët për t’i ruajtur gjatë rrugës,por pati edhe nga ata që i thirrëm ne.Më shumë forca kishin ardhur nga Darsia e Dumreja.Në të njëjtën kohë,kishte shumë edhe nga zona e fushës,por unë nuk jam marrë me forcat.Si përgjegjës për këtë punë ishte caktuar Llazar Bozo nga Kolonja.Mbaj mend që ishte këtu Jonuz Dervishi,Selim e Rami Rredhi nga Karavastaja,Musa Zagarja nga fshati Kocaj i Fier-Sheganit e të tjerë.Nga Skrapari kishte ardhur [[Riza Cerova]] dhe një djalë tjetër,që ishte sakat.Tërë kodrat rreth qytetit ishin të mbushura me roje,disa prej tyre vinin edhe në qytet.Italianët i shikonin,por nuk i ndalonin.Më kujtohet,se,kur u mor vesh se Myfti[[Myfid bej Libohova|Myfit Libohova]] patardhur me ushtri kundër Kongresit,njerëzit ishin tepër të gatshëm për t’iu kundërvënë.Disa u nisën kundër forcave të tij,por ai nuk e zgjati shumë.Ia mbathi në drejtim të Vlorës.Qeveria që u zgjodh nga Kongresi qëndroi pak ditë në [[Lushnja|Lushnje]],pastaj u përcoll për në [[Tirana|Tiranë]],që qe caktuar kryeqytet i Shqipërisë.Me të zgjedhurit ne Kongres,drejt kryeqytetit shkuan edhe mjaftë myzeqarë.Sidoqoftë,më të shumtë dhe më të rëndësishmet qenë forcat e organizuara në Peqin,drejtuar nga adhetari [[Adem Gjinishi]].
 
(Marrë nga libri “Kujtime“[[Kujtime edhe këngë popullore për Luftënluftën Antifashiste Nacionalclirimtareçlirimtare të viteve 1918-1920”1920|KUJTIME DHE KËNGË POPULLORE PËR LUFTËN ÇLIRIMTARE TË VITEVE 1918-1920]]”,botim i vitit 1970 nga Universiteti Shtetëror i Tiranës,Instituti i Historisë e Gjuhësisë dhe nga Instituti i Folklorit)
[[Kategoria:Historia shqiptare]]
[[Kategoria:Kongres]]