[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rishkrim i plote
vNo edit summary
Rreshti 25:
Shkollën fillore katërvjeçare në Prishtinë, Demaçi e nis në Shqipërinë nën sundimin italian (1941-1943), e vazhdon në Shqipërinë nën sundimin gjerman (1944) dhe e përfundon më 1946 në Jugosllavinë komuniste. Në Prishtinë nën Jugosllavinë komuniste në vitet 1946-1953 e mbaron edhe gjimnazin tetëvjeçar. Si gjimnazist boton tregime në gazetën «Rilindja» dhe në revistat «Jeta e Re» dhe «Zani i Rinisë». Pas mbarimit të gjimnazit, e regjistron letërsinë botërore në Fakultetin e Filozosë në Universitetin e Beogradit, ku, si bursist i gazetës «Rilindja», ndjekë ligjërata të profesorëve të shquar të Beogradit. Pas pesë semestrave, për shkak të sëmundjes së nënës, detyrohet t’i ndërpresë studimet dhe të kthehet në Prishtinë, ku nis punën si redaktor i letërsisë botërore në gazetën «Rilindja». Gjatë viteve 1953-1958 Demaçi armohet si autor tregimesh të shkurta. Tregimi «Kthimi», më i njohuri i tij asokohe, thërret haptas kundër shpërnguljes së shqiptarëve të ish-Jugosllavisë për në Turqi. Në dhjetor 1957 në konkursin letrar të gazetës «Rilindja» merr çmimin e dytë për tregimin më të mirë.<ref name=":0">{{Cite news|url=http://dialogplus.ch/sa-te-jetoj-do-te-jetoj-si-luan-130768|title=«Sa të jetoj, do të jetoj si luan»|last=Gashi|first=Shkelzen|date=2018-07-27|work=dialogplus|access-date=2018-07-28|language=}}</ref>
 
Në gjysmën e parë të vitit 1958 boton romanin e parë «Gjarpijt e Gjakut», që është edhe romani i parë në shqip i botuar në Kosovë, ku e sulmon traditën e hakmarrjes, me moton: «Jo atyne që janë trima me e ngrehë gishtin e krimit, por atyne që janë trima me e shtri dorën e pajtimit». Në këtë kohë Demaçi nuk ishte anëtar i asnjë organizate ilegale, por istefliste gjithçka, gjithkund, dhe me gjithkënd. Prandaj, më 18 nëntor 1958, Demaçi arrestohet «në emër të popullit» për shkak të «propagandës armiqësore kundër rregullimit shtetëror të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë (RFPJ-së)». Fill pas arrestimit ndalohet edhe qarkullimi i romanit «Gjarpijt e gjakut», i cili vite më vonë, nis të shpërndahet nga studentë e veprimtarë të lëvizjes ilegale, shpeshherë i mbështjellë me kopertinat e romanit «Ura mbi Drinë» të shkrimtarit jugosllav Ivo Andrić. Derisa mbahet në paraburgim, Demaçi e pranon para organeve të hetuesisë se një grupi të shokëve dhe të afërmve ua ka përmend nevojën e formimit të një organizate ilegale, por themelimin e saj ia kishte pamundësuar pikërisht arrestimi. Demaçi e pranon edhe se qëllimi parësor i organizatës që po mendonte ta themelonte do të ishte kundërshtimi i shpërnguljes së shqiptarëve të ish-Jugosllavisë për në Turqi, kundërshtimi i fushatës për mbledhjen e armëve në dimrin e viteve 1955/56, si dhe kundërshtimi i burgosjes e dënimit të grupeve të ndryshme të studentëve.<ref name=":0" />
 
== Veprimtaria politike 1959-1990 ==
Rreshti 35:
Dy vite pas lirimit nga burgu, më 28 nëntor 1963, Demaçi me një grup shokësh themelojnë organizatën ilegale Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve – LRBSh. Qëllim parësor dhe përfundimtar i LRBSh-së ishte «...sigurimi i të drejtës për vetëvendosje, deri në shkëputje të plotë, për viset e banueme me shumicë shqiptare që gjinden nën administrimin e Jugosllavisë». Për me e mbërri qëllimin e lartpërmendur, LRBSh deklaron se «... ka me përdorë të gjitha mënyrat dhe mjetet që i vijnë përdore, prej atyne politike e propagandistike, e deri te lufta e armatosun dhe kryengritja e përgjithshme popullore».
 
Veprimtarët e LRBSh-së më 12 prill 1964 shpalosin 99 amujflamuj shqiptarë nëpër shtylla të telefonit, të rrymës, e nëpër dyer shpishshtëpishë të qyteteve kryesore të Kosovës. Në popull itetflitet se amujtflamujt janë vendosë nga njerëz të ardhur me helikopterë prej Shqipërisë. Përpos amujveflamujve, nëpër mure, në secilin qytet ku zhvillohet aksioni, veprimtarët e LRBSh-së e shkruajnë edhe parullën «RRNOFTË SHQIPNIA – NANA JONË».
 
Më 8 qershor 1964, vetëm dy muaj pas aksionit të amujveflamujve, arrestohen mbi 300 anëtarë të LRBSh-së. Për policinë kishte qenë krejt i lehtë zbulimi dhe arrestimi i anëtarëve të LRBSh-së, ngaqë pushteti e kishte pasur njeriun e vet brenda kësaj lëvizjeje, të cilit nuk do t’i ngjajë gjë e keqe nga anëtarët e LRBSh-së, megjithëse statuti i kësaj organizate parashihte që të likuidohej. Në procesin gjyqësor të mbajtur në Prishtinë më 27-31 gusht 1964, Demaçi dënohet me 15 vjet burg, kurse rreth 100 veprimtarë të tjerë me nga 13, 11, 9 dhe 4 vjet, ndërkaq 200 anëtarë të tjerë lirohen pas pak muajsh.
 
Katër muaj e gjysmë në llimfillim të dënimit Demaçi i vuan në Burgun e Nishit, kurse më pas dërgohet në Burgun e Požarevac-it, të quajtur «Zabela», ku e kalon gati një vit në izolim, në një qeli plot me insekte, që gradualisht kishte lluarfilluar t’i zbuste e të miqësohej me to. Përpos detyrimit për ta nda qelinë me kriminelë ordinerë dhe për të vuajtë në qelinë e izolimit, Demaçi detyrohet të kryejë edhe punë të rënda. Në këtë burg, ai llimishtfillimisht caktohet në repartin ku punohen kallëpet për shkrirjen e pllakave të ndryshme metalike, e më pas në repartin për montimin e stufave me vajgur. Përveçse batakçinj e nacionalistë virulentë, Demaçi këtu takon edhe njerëz parimorë, siç është disidenti Mihajlo Mihajlov, i cili dënohet për shkak të tentativave për ta botuar një gazetë opozitare, pastaj regjisori sërb Lazar Stojanović, i dënuar meqë në lminfilmin e vet «Jezu Krishti Plastik» e kishte tallë presidentin jugosllav, Josip Broz Tito.
 
Në burgun e Požarevac-it, në shtator të vitit 1969, Demaçi e shkruan një dramë, të cilën e titullon «Popu» (amalgam i sajuar prej fjalëve politika dhe pushka). Dorëshkrimin e dramës e nxjerr vjedhurazi nga burgu një bashkëveprimtar i tij. Në këtë dramë, Demaçi i përshkruan luftërat e shqiptarëve nën Mbretërinë Sërbo-Kroato-Sllovene në çerekun e parë të shekullit të kaluar. Kjo është e vetmja mundësi për të shkruar në burg gjatë gjithë 28 vjetëve sa u mbajt prapa grilave.
 
Në vështrimin e Demaçit, LRBSh-ja kishte qenë një prej shkaktarëve për rrëzimin e Aleksandar Ranković-it (1966) dhe për llimin e miratimit të amendamenteve, të cilat i jepnin gjuhës shqipe në Kosovë statusin e gjuhës zyrtare, krahas asaj sërbe, dhe lejonin përdorimin e amuritflamurit shqiptar. Në këtë kohë, rishikohen edhe dënimet e të burgosurve politikë shqiptarë, e në bazë të këtyre rishikimeve, dënimi i Demaçit, nga 15, ulet në 10 vjet.
 
Më 27 nëntor 1968 në disa qytete të Kosovës organizohen demonstrata me kërkesën Kosova Republikë. Në llim të viteve ‘70 nis të hartohet, kurse më 21 shkurt 1974, miratohet Kushtetuta e re e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), e cila të dy Krahinave Autonome të Republikës së Sërbisë, Kosovës dhe Vojvodinës, u siguron statusin që me shumëçka u ngjason atyre të gjashtë republikave jugosllave. Tre muaj e gjysmë pas miratimit të Kushtetutës së RSFJ- së, më 8 qershor 1974 Demaçi lirohet nga burgu i dytë.
Rreshti 51:
Në vitin 1975 Tito e viziton Kosovën dhe kërkon nga udhëheqësit e Kosovës që t’i arrestojnë anëtarët e organizatave shqiptare ilegale në embrion. Komisioni për Siguri i Jugosllavisë e përpilon një listë prej 19 personave që duhen arrestuar si preventivë. Listën e miratojnë të gjitha republikat, përveç Sllovenisë. I fundit nga kjo listë, më 6 tetor 1975, arrestohet Demaçi. Pra, për vetëm pesëmbëdhjetë muaj, prej datës 8 qershor 1974 deri më 6 tetor 1975, Demaçi ndodhet jashtë burgut.
 
Gjykata e Qarkut në Prishtinë e akuzon Demaçin se pas daljes nga burgu i dytë është takuar me të akuzuarit e tjerë dhe ka planikuar me ta hartimin e Statutit dhe të Programit të Organizatës. Ka folur për parimin e organizimit territorial dhe i ka emëruar ata si udhëheqës të grupeve, kurse veten si udhëheqës kryesor të grupit. Të akuzuarve nuk u jepet as aktakuza për ta lexuar. Më 1 shkurt 1976 llonfillon gjykimi, ndërsa më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë, i dënon 19 të akuzuarit: Demaçin me 15 vjet burgim, kurse të tjerët me 12, 9, 7, 6, 5 dhe 4 vjet dhe secilit të burgosur i kërkohet t’i paguajë shpenzimet e gjykimit.
 
Nga të gjithë të dënuarit në Grupin e Demaçit, vetëm 2 prej 19 të akuzuarve në këtë proces kanë pasur lidhje me veprimtarinë për të cilën ngarkohen. Për më shumë, Demaçi as që i njeh shumicën nga 19 të dënuarit. Bash për këtë, ai gjatë gjykimit i thotë haptas trupit gjykues: «Nuk e kam kryer veprën penale për të cilën akuzohem. Me asnjërin prej të pandehurve nuk kam biseduar për organizim. Ju nuk po më dënoni pse kam kryer ndonjë vepër penale, por thjesht për bindjet e mia politike. Unë kam simpati për Shqipërinë. Jugosllavia pa të drejtë po e mban Kosovën në kuadër të vet. Jugosllavia, duke e nda popullin shqiptar në dysh, po e dëmton edhe mundësinë e përparimit të vet dhe të ndërtimit të socializmit».
Rreshti 57:
Lidhur me dënimin e vet të tretë, shumë kohë më vonë pasi të ketë dalë nga burgu, Adem Demaçi shprehet: «Dënimi i tretë ishte i kurdisur. Herën e parë më kanë arrestuar për propagandë, të dytën për themelimin e organizatës. Këto dy akuza i pranoj. Të tretën herë më dënuan pa asnjë faj. Para gjyqit më sollën edhe njerëz të cilët as s’i kisha pa e as njohë kurrë. Gjykimi ishte i turpshëm. Komedi e vërtetë. Jam viktimë. Por, pa viktima s’ka asgjë. Jam pajtuar me këtë rol. Në anën tjetër, jam i lumtur që kolonialistët sërbë më zgjodhën pikërisht mua që të më thyenin, ngase unë e dija mirë se jam i pathyeshëm. Ata prej meje kanë krijuar një martir».
 
Dënimin e tretë Demaçi llimishtfillimisht e vuan për afro nëntë muaj në një qeli të Burgut të Prishtinës. Më pas, për një natë, e dërgojnë në Burgun Qendror të Beogradit, prej ku të nesërmen e nisin për në Zagreb, e prej aty për në Stara Gradiška të Kroacisë, ku do ta vuajë gjithë mbetjen e burgut të tretë. Në Stara Gradiška ndodhej njëri prej burgjeve më të ashpra të Jugosllavisë, që njihej sidomos për krimet që kryheshin aty ndaj kuadrove të luftës në fund të viteve 1940. Ndëshkimorja në Stara Gradiška, e ndërtuar mu buzë lumit Sava, gjendej në një regjion kënetor përplot lagështi e insekte. Kohën më të madhe vendi ishte nën mjegull. Në llim të vuajtjes së dënimit në këtë burg, Demaçi punon në tapetari, e mandej, në kohën më të madhe, bën thurjen e karrigeve me spagë nga shavari i tjerrur. Së fundmi e caktojnë për montimin e stilolapsave.
 
Më 2 qershor 1978 organizata humanitare me nam botëror Amnesty International (AI) e pranon Adem Demaçin si të burgosur të ndërgjegjes. AI nuk adopton asnjë të burgosur që ka përdorë a proklamuar dhunë për realizimin e qëllimeve të veta politike. Nelson Mandela nuk ka gëzuar adoptim nga AI, pikërisht për shkak të proklamimit të dhunës. Demaçi thotë se dhunën nuk e kishte përdorë jo për shkak të bindjeve, por për shkak të shpërpjesëtimeve të fuqive, krejt i vetëdijshëm se me Sërbinë nuk qëroheshin dot hesapet pa dhunë. Pas AI vargohen organizatat ndërkombëtare që kërkojnë lirimin e Demaçit, mes tyre edhe PEN klubet e shkrimtarëve, madje edhe PEN klubi sërb. Ky i fundit, ndryshe nga organizmat e tjerë, më parë sesa pafajësinë e Adem Demaçit, merr për bazë gjendjen e ashpërsuar shëndetësore të tij.
 
Më 21 prill 1990 me vendimin e marrë me shumicë votash prej vetë Kryesisë së Jugosllavisë, Demaçi lirohet nga burgu pesë muaj e gjysmë para se të vuajë dënimin e plotë, megjithëse kërkon të mos lirohet asnjë ditë më herët. Në prononcimin e parë publik, kureshtjeskurreshtjes së gazetarëve se si po ndihej në liri, përgjigjet: «Që nga 21 prilli i vitit 1990 ndodhem në më të madhin burg në botë që njeh historia e njerëzimit – në burgun e quajtur Kosovë, ku regjimi hegjemonist-shovinist-terrorist i ka zhveshë më se dy milionë shqiptarë nga të gjitha liritë dhe të drejtat më themelore njerëzore e kombëtare».<ref name=":0" />
 
== Veprimtaria politike 1990-1999 ==
 
Në dhjetor të vitit 1991, Demaçi e toifitoi çmimin Saharov për Liri të Mendimit, çmim ky i themeluar nga Parlamenti Europian në vitin 1988 si një mjet për të laureuar individë ose organizata që ia kushtojnë jetën mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut. Në fjalimin e mbajtur me rastin e marrjes së çmimit, Demaçi thotë: «Më vjen keq që nuk e kam fatin t’ju them asnjë fjalë të gëzueshme nga ato hapësira që ende u thonë Jugosllavi. Në Kosovë pushtuesi sërb përmes dhunës më të egër po ia pret një nga një arteriet jetëdhënëse popullit shqiptar, duke e rrënuar e shkallmuar pa mëshirë dhe plotësisht sistemin politik, informativ, arsimor, shëndetësor, kulturor, nanciarfinanciar, ekonomik e juridik. E tërë Kosova është shndërruar në një megaburg, ku shqiptarët nuk gëzojnë as sigurinë më të vogël fizike e juridike».
 
Në periudhën 1991-1996 Demaçi e udhëhoqi Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj). Më 1993, Klubi i Rektorëve Universitarë në Madrid ia ndau Çmimin Special për Paqe, kundër Racizmit e Ksenofobisë, i cili u ndahet personaliteteve me qëndrim paqësor e tolerant që angazhohen për të ndërtuar një të ardhme të mbështetur mbi të drejtat e njeriut dhe shumësinë kulturore. Në shkurt të vitit 1994, pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë e kandidojnë shkrimtarin Demaçi për Çmimin Nobel për Letërsi, kurse në shtator për Çmimin Nobel për Paqe. Në dhjetor të vitit 1995 Demaçit i dorëzohet Çmimi Leo Eitinger për të Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Oslos, i cili u ndahet personave të përkushtuar për të drejtat e njeriut dhe mban emrin e psikiatrit norvegjez Leo Eitinger, që ia kushtoi jetën promovimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër padrejtësive e racizmit.
Rreshti 79:
Fill pas daljes nga burgu, Demaçi shpallë se do të jetë në anën e të gjithë atyre që rrezikohen: në anën e sërbëve e në anën e të gjithëve që janë pakicë në Kosovë, pavarësisht nëse kjo mund t’i kushtojë. «Mund të shkoj edhe në burg. Jam në gjendje edhe të vdes, jo pse i dua unë më shumë sërbët e malazezët, por sepse i dua shumë shqiptarët. Unë jam kundër idesë që të hakmerremi, sepse unë vetë kam hak për të marrë, por nuk dua ta marr. Dua që të hiqet dorë nga hakmarrja». Demaçi në një rast madje pohon se më parë do të pranonte t’i vritej djali sesa një sërb; ai mëton se torja më e madhe e popullit shqiptar në kohët e fundit është shënuar me faktin se ky popull arriti të përmbahet e të mos e lejojë hakmarrjen, pavarësisht nga represaliet e vrasjet.
 
Pas daljes nga burgu, refuzon të inkuadrohet në parti politike me shpjegimin se nuk ka ambicie për pozitë politike dhe se do të jetë i angazhuar politikisht veç për aq kohë sa të shohë se nuk po respektohet vullneti i popullit shqiptar në Jugosllavi: «Të ulem në kolltuk nuk kam dëshirë. Të ijohemflijohem për popull jam i gatshëm. Këtë e konsideroj si kënaqësi, e jo si detyrë».
 
Në vitin 1993 Demaçi shkon në televizionin BK në Beograd. Ai para teleshikuesit sërb nënvizon se si njeri i paqes është kundër luftës, por nëse Sërbia e kërcënon Kosovën me luftë, le ta dijë se do të humbë. Kjo le të jetë një vërejtje, thotë Demaçi, se populli shqiptar nuk është popull qyqar që s’di të luftojë. Ai shton: «Nuk kam ardhur të kërcënoj, por të tërheq vërejtjen dhe ta lus tjetër dhe të mos e kapërcejmë atë vijën e kuqe, kur do të jetë shumë vështirë që të jetojmë bashkë pastaj. Pra, kam ardhur që të përgjunjem para popullit sërb për shkak të popullit tim. Aq shumë e dua popullin tim, sa atë dua ta mësoj të jetë mik edhe i popullit sërb».
 
Në mes të viteve 1990, Demaçi ashpërson kritikat ndaj Ibrahim Rugovës dhe kërkon që shqiptarët të vihen në lëvizje për t’i treguar botës se jo veç me fjalë e vota, po edhe me mish e shpirt janë të gatshëm të përvishen për lirinë e vet, por, jo përmjet luftës së armatosur sepse kjo formë do t’i përshtatej veç Sërbisë. Ai kërkon që Kosova ta nisë luftën me forma konkrete të rezistencës paqësore aktive: punëtorët t’u kthehen fabrikave; arsimtarët me nxënës shkollave; profesorët dhe studentët fakulteteve; mjekët spitaleve; gazetarët televizionit, radios dhe gazetave, e të tjera kësisoj. Demaçi kërkon edhe rishikimin e synimeve politike, duke pasur për bazë pavarësinë e Kosovës, por me një aneks i cili do të parashikonte që ll pas pavarësimit, Kosova t’i llontefillonte negociatat me Sërbinë dhe Malin e Zi për krijimin e një bashkësie konfederative ballkanike, që ai e quan «Ballkania».
 
Në fillim të muajit maj 1998, «Zëri i Amerikës» në gjuhën sërbe nëpërmjet lidhjes telefonike i ballafaqon Adem Demaçin, si Kryetar të Partisë Parlamentare të Kosovës, me Vuk Drašković-in, Kryetarin e Lëvizjes së Ripërtëritjes Sërbe. Në debat, argumenti më këmbëngulës i Drašković-it është ky: «Nuk ndodhen në Sërbi kampet për shkollimin e terroristëve dhe nuk kalojnë terroristët nga Sërbia për në Shqipëri, por është pikërisht e kundërta». Demaçi i kundërvihet: «Sërbia nuk ka nevojë të shkollojë terroristë, sepse vetë shteti sërb është shtet terrorist». Ai vazhdon: «Duhet të nisemi nga urdhri i Zotit: ‘Mos ia bëj tjetrit atë që s’do të doje të ta bënin ty’». Demaçi e paralajmëron Drašković-in se shqiptarëve është duke iu sosë durimi. Drašković-i kundërpërgjegjet: «Kosova kurrë nuk do të jetë jashtë Sërbisë. Kur është në pyetje Kosova, nuk ekziston aso fuqie, në tokë e as në qiell, e që të mund t’i detyrojë sërbët të heqin dorë prej saj». Demaçi i lutet Drašković-it që të mos e përdorë, në diskursin politik, fjalën kurrë: «Kini kujdes se çka po isniflisni! Unë me popullin tim do ta mbajmë mend mirë këtë që po e thoni: kurrë! Populli shqiptar s’kërkon asgjë më shumë sesa ajo që ka populli sërb. Sa të thoni kurrë për shqiptarët, as ju nuk do të jeni të qetë kurrë. Gjithmonë do ta mbani gurin rreth qafës. Unë po ju lus të hiqni dorë nga fjala kurrë. Ju më ne nuk mund të na mashtroni. Ju më ne nuk mund të na frikësoni. Ju më ne nuk mund të na nënshtroni».
 
Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), në gusht të vitit 1998 emërohet Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i UÇK-së. Demaçi pranon të heqë dorë nga vizioni vetjak për konfederatën «Ballkania», ndërsa UÇK-ja nga çlirimi dhe bashkimi i trojeve të copëtuara shqiptare në Ballkan. Të dyja palët pajtohen të angazhohen për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, në përputhje me vullnetin që populli i Kosovës e shpreh në referendumin e vitit 1991. Demaçi sqaron se: «Zyra e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së në Prishtinë nënkupton se UÇK-ja nuk mendon që e vetmja mënyrë e zgjidhjes së problemeve tona të jetë forca, por se jemi përherë të gatshëm t’i llojmë bisedimet me Sërbinë për ta gjetur një zgjidhje».
Rreshti 91:
Demaçi refuzon pjesëmarrjen në Konferencën e Rambouillet-së ngaqë në parimet e panegociueshme nënvizohet armimi i sovranitetit dhe i integritetit territorial të Jugosllavisë dhe për Kosovën parashihet vetëm autonomi substanciale në kuadër të Sërbisë e të Jugosllavisë.
 
Sekretarja e Shtetit e ShBA-së, Madeleine Albright, i telefonon Demaçit dhe i kërkon që ta bindë Hashim Thaçin për ta nënshkruar Marrëveshjen e Rambouillet-së. «Jepjani Thaçit pëlqimin tuaj. Po nuk ia dhatë, dështimi do t’ju ndjekë si hije gjatë gjithë kohës që shqiptarët e rëndomtë do të vazhdojnë të vriten», e paralajmëron Albright. Demaçi thotë t’ia ketë kthyer: «Ne i çmojmë përpjekjet tuaja, por nuk duam të nxitohemi. Në qoftë e nevojshme të vdesin edhe tridhjetë mijë shqiptarë, le të vdesin, por ne nuk do t’i dorëzojmë armët vetëm mbi bazën e premtimeve. Ne nuk do të heqim kurrë dorë nga ëndrra jonë për të qenë të lirë». Madeleine Albright nxjerr argumentin i cili për Demaçin nuk pi ujë: «Sërbia është e fortë dhe ju vret e ju shkatërron». Demaçi i kundërpërgjegjet: «Nuk e kemi nisë luftën për të provuar se a mund të tojmëfitojmë, por e kemi nisë për ta tuarfituar. Ne nuk heqim dorë nga lufta për liri». Biseda telefonike 45-minutëshe me Adem Demaçin, pohon Albright në memoaret e përmbledhura nën titullin Zonja Sekretare, kishte qenë më rrënqethësja që kish provuar ndonjëherë në jetën e saj. Pas Konferencës së Rambouillet-së, mars të vitit 1999, Demaçi jep dorëheqje meqë nuk pajtohet me nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambouillet-së.
 
Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, Demaçi del rrugëve të Prishtinës tri herë në ditë dhe ndalohet disa herë nga forcat sërbe/jugosllave. «Doja që të më vrisnin, i bindur se nëse më vrasin, atëherë do të kuptohet edhe më mirë natyra gjakatare e regjimit jugosllav, por ata ishin të zgjuar dhe nuk më vranë, sepse nuk donin që me vrasjen time t’ua shtonin shqiptarëve edhe më shumë inatin për hakmarrje». Pas mbarimit të luftës në Kosovë, Demaçi deklaron se ndjen keqardhje që, me tërheqjen e forcave sërbe nga Kosova marrin fund edhe gjasat e tij për t’u bërë dëshmor. <ref name=":0" />
Rreshti 134:
 
“Ai (Rugova) i ishte zgërdhi Millosheviçit para televizionit të Serbisë, populli e ka pa dhe krejt bota e ka pa. E kanë dëgjuar kur ka thënë se duhet me ndalë luftën. E dinë krejt bota se e ka marrë aeroplanin e kasapit të Ballkanit, e atij që vriste, digjte e piqte e shkërmonte Kosovën, me aeroplan të tij e mori familjen dhe disa dashamirës të tij dhe iku në Itali. Në atë kohë me lënë popullin dhe me shpëtu prapanicën tënde, këtë veç një frikacak i madh e bën dhe veç një antivlerë e bën. Heroi këtë punë nuk e bën”, ka thënë Demaçi për gazetën “Express”. Sipas tij, Rugova duhet të kishte pranuar gabimin që bëri. “Nuk është turp në qoftë se vlerëson diçka gabimisht dhe me pranu dhe me thanë unë e kam vlerësuar gabimisht dhe sot jam në shërbim të kombit, në shërbim të atdheut.”<ref>{{Cite news|url=http://shekulli.com.al/36455/|title=Demaçi: Rugova ishte frikacak i madh dhe antivlerë - Shekulli|last=|first=|date=2013-12-11|work=Shekulli|access-date=2018-07-28|language=}}</ref>
 
'''Hashim Thaçi'''
 
Duke folur për liderët politikë të Kosovës, Adem Demaçi, në intervistën për RTK, ka thënë se "të gjithë janë 'kërrsh' dhe se Thaçi është më i miri ndër ta".<ref>{{Cite news|url=https://telegrafi.com/demaci-thaci-me-i-miri/|title=Demaçi: Thaçi më i miri|last=|first=|date=2014-03-21|work=Telegrafi|access-date=2018-07-28|language=}}</ref>
 
== Pensionimi dhe vdekja ==
Line 141 ⟶ 145:
Pas vitit 2008 Demaçi u tërhoq nga jeta aktive politike, duke publikuar disa libra dhe duke komentuar kohëpaskohe për realitetin politik në Kosovë dhe në Ballkan.
 
Ndërroi jetë më 26 korrik 2018 në [[Prishtina|Prishtinë]], [[Kosovë]] në moshën 82-vjeçare. Varrimi i tij u bë në Prishtinë, me nderime të larta shtetërore, ndërsa presidenti i Republikës Hashim Thaçi shpalli tri ditë zie kombëtare.<ref>{{Cite news|url=http://www.kosovapress.com/sq/lajme/presidenti-thaci-shpall-tri-dite-zie-per-vdekjen-e-veprimtarit-adem-demaci-172760/|title=​Presidenti Thaçi shpall tri ditë zie për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi|last=KosovaPress|first=|date=|work=|access-date=2018-07-28}}</ref>
Ndërroi jetë më 26 korrik 2018 në [[Prishtina|Prishtinë]], [[Kosovë]] në moshën 82-vjeçare.