[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v ndreqa stil
Rreshti 2:
 
==Jeta==
Levi u lind në një familje të ngritur të borgjezisë hebraike të Torinos, i biri i mjekut Ercole dhe Annetta Treves. Ai ndoqi rrugën e të atit dhe u diplomua për mjekësi në vitin 1924, por atë profesion e braktisi gradualisht për të ndjekur pasionet e tij për pikturën dhe publicistikën politike.
 
Në 1931 i bashkohet lëvizjes antifashiste “Drejtësi dhe Liri” të drejtuar nga aktivisti në mërgim Carlo Rosselli. Në vitin 1934, Levi arrestohet dhe një vit më pas, si njëri prej rreth 12,000 kundërshtarëve politikë që Musolini "u ndryshoi vendbanim" nëpër zona të thella<ref>{{Cite journal|last=Breda|first=Marzio|date=9 novembre 2016|title=Levi e gli anni con Anna Maria Ichino|url=https://www.corriere.it/cultura/16_novembre_09/carlo-levi-nicola-coccia-saggio-cristo-si-fermato-a-eboli-935bfe2c-a69d-11e6-b4bd-3133b17595f4.shtml?refresh_ce-cp|journal=Corriere della Sera|volume=|pages=|via=}}</ref>, riarrestohet dhe dëbohet në malësitë e Italisë së jugut -- fillimisht në Grassano, e më pas në Aliano të Lukanias, krahinë që përfshin kryesisht rajonin e sotëm të [[Bazilikata|Bazilikatës]].