[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Shtova koordinatat
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{coord|7|N|81|E|source:wikidata|display=title}}
{{KUTIAShiri Lanka}}
'''Sri Lanka''' ([[Gjuha Sinhala]]: ශ්‍රී ලංකා ප්‍රජාතාන්ත්‍රික සමාජවාදී ජනරජය, [[Gjuha Tamil]]: இலங்கை ஜனநாயக சோசலிச குடியரசு) zyrtarisht Republika Demokratike Socialiste e Sri Lankës dhe e njohur që nga fillimi i sundimit kolonial britanik deri më 1972 si Ceiloni, është një shtet ishullor në [[Oqeani Indian|Oqeanin Indian]] pranë bregut jugor të [[India|Indisë]].
 
Sri Lanka ka kufij detarë me [[India|Indinë]] në veriperëndim dhe [[Maldivet]] në jugperëndim. Historia e dokumentuar e Sri Lanka përfshin tre mijë vjet. Vendodhja e saj dhe portet e thellë i kanë dhënë asaj një rëndësi të madhe strategjike që nga koha e lashtë e "Rrugës së Mëndafshit" deri në Luftën e Dytë Botërore. Sri Lanka është një shtet me shumë fe, pakica etnike dhe gjuhë. Shkrimet e para budiste janë bërë në këtë ishull. Sinhalezët përbëjnë shumicën e popullsisë. Pakicat përfshijnë tamilët, Moorët muslimanë, Burgherët, Kafirët, Malajët dhe autoktonët Vedda. Historia e kohëve të fundit në vend ka qenë e njollosur nga një konflikt 30 vjeçar ndëretnik i cili përfundoi në mënyrë të vendosur por të diskutueshme me një fitore ushtarake në vitin 2009.