491
edits
Alrax1 (diskuto | kontribute) v (Ndreqa stilin. Shtova disa fakte.) |
Alrax1 (diskuto | kontribute) |
||
Lindi në një familjeje borgjeze në gjendje të mirë ekonomike. I ati, Carlo Pincherle Moravia, arkitekt dhe piktor, vinte nga një familje hebreje me origjinë [[venecia]]ne, ndërsa e ëma, Gina de Marsanich, ishte katolike nga [[Ancona]]. Alberto, i treti nga katër fëmijë, kaloi një fëmijëri normale por të vetmuar. Në moshën nëntë vjeçare, ai u prek nga tuberkulozi i kockave, sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdoi në shtrat për pesë vjet rresht.
Studimet i vazhdoi në mënyrë të çrregullt, por prapë nuk arriti të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexoi shumë e shumë libra, mes të cilëve [[Fëdor Michajlovič Dostoevskij|Dostojevskij]], [[James Joyce|Joyce]], [[Goldon|Goldoni]], [[William Shakespeare|Shakespeare]], [[Molieri|Molière]], [[Mallarmé]], [[Leopardi]] e mjaft të tjerë;
Libri i tij i parë, romani "Indiferentët", që u botua më [[1929]], pati sukses të gjerë i dhe e bëri menjëherë të njohur. Shumë nga romanet e tregimet e Moravia-s janë bërë edhe filma nga regjisorë të rëndësishëm të pas-Luftës së Dytë si [[Bernardo Bertolucci]], Jean-Luc Godard, apo Vittorio de Sica. Alberto Moravia vdiq më [[26 shtator|29 shtator]] [[1990]], në banesën e tij në Romë.
|