Ndryshimi mes inspektimeve të "Puka"

195 bytes removed ,  2 vjet më parë
v (U kthyen ndryshimet e 79.106.209.196 (diskutimet) në versionin e fundit nga Tiimiii.)
Etiketa: Rollback
Princi Lekë Dukagjini (Leka III) qe bashkëkohës i Skënderbeut dhe vazhdues i luftës mbrojtëse antiosmane, sidomos në mbrojtje të qyteteve: Krujë e Shkodër. Dhe së fundi, u kthye në Shqipëri për të marrë pjesë në drejtimin e Kryengritjes së vitit 1481. Të gjitha këto e bënë Lekë Dukagjinin (Lekën III) një personalitet historik të nderuar në kujtesën e popullit, sidomos në Trevën e Dukagjinit Mesjetar, ku ka sunduar. Prandaj çdo ngjarje historike, çdo traditë të asaj kohe malësorët e lidhin me emrin e Lekë Dukagjinit; siç shkruan edhe M. E. Durham: “Në Malësi." ligje, dokja, shprehia, të gjitha i atribuoheshin Lekës”, Po kështu edhe çdo kështjellë mesjetare në krahinën e Pukës e më gjerë mbajnë emrin e përbashkët, atë të Lekë Dukagjinit, pavarësisht se kush mund të ketë qenë sundimtari i saj; si p.sh. Kalaja Leks në Kabash, kalaja Leks në Mico, Kala Leks në Breg, Kalaja Leks në Flet, Kulla Leks në Pap (Berishë), Kalaja Leks në Dardhë, Kalaja Leks në Vaspas, Kalaja Leks në Shumri, etj. Për rrjedhojë edhe pse e drejta dokesore shqiptare, që në treva të ndryshme u atribohet personaliteteve histo¬rike, si: Skënderbeut, Lekë Dukagjinit etj. “duhet kërkuar në origjinën dhe zhvillimin e tyre shoqëror e ekonomik gjatë shumë shekujve”, që përbëjnë nënshtratin e përbashkët të së drejtës zakon ore e të kulturës juridike të kombit shqiptar.” Por, në treva e krahi¬na të ndryshme kjo e drejtë dokesore merr ngjyrim dhe element lokal duke dhënë variante kanunore nga të një karakteri më të përgjithshëm deri në ato të një karakteri më të ngusht krahinor, pamjen e të cilëve, - siç shprehet Çabej, - e jep edhe gjuha shqipe”. Në këto dallime lokale hynë edhe varianti kanunor i Pukës.
 
Si përfundim, emërtimi i këtij Kanuni me emrin e Lekë Dukagjinit duhet parë si një përkushtim që i bëhet këtij personaliteti, duke i dhënë emrin e tij në shenjë nderimi për ta. Por, njëkohësisht duhet parë edhe si një mbështetje tek figura historike e Lekë Dukagjinit për vazhdimësinë e së drejtës dokësore tradicionale bashkë me plotësimet e bëra nga koha në kohë përmes kuvendeve dhe sulleve, ku duhej të përdorej me qëllim “formula magjike”: “Kështu e la Leka! Kshtu pleqnoi Leka! Kshtu e ka Kanuni i Leks! Kshtu pleqnohet me Kanu t'Lek Dukagjinit në malet tona”. Prandaj përdorimi i emërit të Leke Dukagjinit në të Drejtën Dokësore të Trevës së Dukagjinit Mesjetar është mëny¬ra e hyjnizimit të Kanunit, si edhe i figurës së Lekë Dukagjinit në botën shpirtërore të malësorëve të kësaj treve që në shekuj përfunduan në një bigëzim historik të panda¬shëm. Atëhere, edhe Varianti Kanunor i Pukës nuk mund të dilte jashtë emrit tradicio¬nal të Lekë Dukagjinit. Për këtë arsye vazhdon të përdoret, por në një kuptim simbolik të veçantë.
 
[[Skeda:Puka Hani i Perparim Lacejt.jpg|300px|thumb|Hani i Përparim Laçejt]]
Anonymous user