Dhimitër Frângu: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v →‎top: rregullime te pergjithshme duke përdorur AWB
Rreshti 10:
Vepra e Frangut u botua pa emër të autorit, nuk dihet perse, por është vërtetuar autorësia e tij. Në gjuhën italiane vepra e Frangut njohu një radhe te gjate botimesh, 1531, 1539, 1540, 1541, 1545, 1560, 1561, 1564, 1568, 1573, 1577, 1582, 1584, 1591, 1610, 1664, 1679, 1682 etj. Pati përkthimin me te mire italisht më 1584, nga studiuesi, prifti italian Giovanni Maria Monardo (Bonardo). Ky përkthim dhe botim në Venezia ka këtë titull : "Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d'Epiro". Në këtë botim jepet emri i autorit, Dhimitër Frangu. Siç shihet titulli i veprës ka ndryshuar nga njeri përkthim në tjetrin, po ashtu dhe ribotimet kanë tituj të përafërt, ku teksti mbetet gjithmonë i njëjte. Ky version i ri i 1584, përkthim e botim i Monardos (Bonardos) është vlerësuar nga të gjithë studiuesit si më i miri, më autentiku i gjithë botimeve. Në "Hyrje" të veprës përkthyesi na thotë se Dhimitër Frangu "...ha partecipato in molte imprese e valorosi gesti dell'Eroe" dhe duke e konsideruar Dh. Frangun si bashkëpunëtor të Skënderbeut, përkthyesi është përpjekur për një punë më të kujdesshme.
 
Në mesin e shekullit XVI, vepra e Frangut, u përkthye e u botua edhe në frëngjisht (Paris, 1544) dhe në anglisht (Londër, 1562). Është një vepër me theks të fortë patriotik, që njohu me se 17 ribotime në Itali, pra një sukses të ndjeshëm, duke u përkthyer e botuar ne disa gjuhe te huaja.<ref>[http://www.uskana.info/showthread.php?56-Letersia-e-vjeter-shqiptare&p=640 Letërsia e vjetër shqiptare]</ref>. Është jashtë logjikes dhe fakteve historike qe Dhimitër Frangut t'i vishet puna se gjoja paskej marre nga vepra e Barletit, ku Frangu kishte 26 vjet ma përpara qe e kishte shkruar latinisht biografinë e Skënderbeut (1480), dhe nuk e kisht jetuar botimin e veprës se Barletit, ndërsa, siç e kemi thëne, ishte Barleti qe kishte përvetësuar veprën e Frangut pas vdekjes se këtij.
 
Në krahasim me historinë e Skënderbeut të [[Marin Barleti|M. Barlecit]], vepra e Dh. Frëngut u përhap shumë në Itali (sidomos në Venedik ku u shtypën të gjitha ribotimet e saj), sepse ato ishin më të shkurtra e te sakta se vepra e Barletit. Vepra e Dhimitër Frangut kishte 180 faqe, të ndara në 41 kapituj. I pari që njohu pa asnjë mëdyshje autorësinë e Dhimitër Frangut dhe autenticitetin e veprës ishte Ch. Hoph, dhe në shekullin tonë këtë e provuan me argumente, studiuesi rumun i mesjetës shqiptare Francisk Pall dhe i mirënjohuri Fan Noli.<ref>F.Pall. "I rapporti italo-albanesi nella metà del XV secolo" in "Archivio storico per le provincie napolitane" Napoli, 1965; po ai, "Di nuovo sulle biografie Scanderbeghiane del XVI secolo" in "Revue des Études Sud-Est Européennes" vol. IX, nr.I pp.91; Fan Noli. "Problems on the biografical litterature on Scanderbegh" in "Dielli" 14.12.1960</ref>