Hape menynë kryesore

Changes

80 bytes added ,  1 vit më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
 
== Historia ==
Moska ka një histori të gjatë dhe dramatike. Përmendet për herë të parë në kronikat mesjetare të vitit [[1147]]. U bë shpejt qyteti kryesor i princërve moskovitë. Moska u bë kryeqytet i perandorisë së re nga cari Ivani i Tmerrshëm në [[Shekulli XVI|shekullin XVI]]. Qyteti është shkatërruar dhe rindërtuar disa herë përgjatë viteve. Ndërtesat e saj më të vjetra prej druri janë zhdukur në zjarre. Sa herë që qyteti e merrte veten pas hirit të flakëve, bëhej gjithmonë e më i bukur. Për çdo ndërtesë të Moskës thirreshin arkitektët më të mirë nga e gjithë bota për ta restauruar. Historia e rikonstruksionit të Moskës është një ndër arsyet që ajo ka absorbuar stile të ndryshme e të veçanta. [[Dukati i Madh i Moskës]], shërbeu si forca kryesore në ecurinë e ribashkimit të Rusisë dhe luftën për pavarësi kundër Hordhisë së Artë (mongolëve). Moska gradualisht ribashkoi principatat ruse përreth saj dhe arriti të mbizotërojë trashëgiminë kulturore e politike të Rusisë së Kievit. Kah [[shekulli XVIII]], vendi qe zgjeruar përmes pushtimeve, aneksimit dhe eksplorimit, duke u kthyer në [[Perandoria Ruse|Perandorinë Ruse]], të tretën perandori më të madhe në histori, që shtrihej nga [[Polonia]] drejt lindjes deri në [[Oqeani Paqësor|Oqeanin Paqësor]] dhe në [[Alaska|Alaskë]].
 
Për 30 vjet me radhë tunelet e Stalinit kanë qenë protagonistet e fshehtë të Luftës së Ftohtë.
 
[[Skeda:Alexander Garden1.JPG|thumb|Mot tipik veror moskovit]]
Moska përshkohet nga lumi i Moskës, i cili përbëhet nga shumë degë, midis tyre Oka dhe [[Vollga]]. Degët më të mëdha të këtij lumi janë Yausa dhe Setun.
Ekziston një legjendë që thotë se Moska mbështetet në shtatë kodra. Në të vërtetë, kodrat janë vetëm një pjesë e territorit të Moskës, por pjesa më e lartë është ajo jugperëndimore e qytetit. Gjeografikisht, përkufizohet si “Teplostanskaya mbikodrinore”.
 
[[Skeda:Inside Moscow Bolshoi Theatre.jpg|thumb|left|Teatri Bolshoi]]
[[Skeda:Moscow State Historical Museum.jpg|thumb|Museu Historik Kombëtar]]
[[Kremlini|Kremlini i Moskës]] është zemra e kryeqytetit rus. Rrugë kryesore të qytetit takohen në një pikë në Kremlin ose formojnë seri rrathësh të përqendruar rreth tij. Pallati i madh i Kremlinit dhe Pallati i Kongreseve janë vendet e zhvillimit të kongreseve të deputetëve të Rusisë.
 
Koleksionet e muzeve të Kremlinit janë të veçanta në llojin e tyre. Ato përmbajnë piktura të hershme ruse, ikona, fresko të shekujve të 12–17-të, karroca, slita dhe rroba ceremoniale kuajsh të shekujve të 16–19-të, tapete orientale dhe tapiceri evropiane perëndimore, artikuj nga argjendari ruse dhe evropiane, artikuj shtëpiakë, libra, porcelane, gurë të gdhendur dhe gjetje arkeologjike.
Muzetë me famë botërore të Moskës dhe galeritë me koleksionet e tyre janë disa nga më të mëdhenjtë e më të rëndësishmit në mbarë botën. Ekspozita të ndryshme arti shpalosin bashkë të renë me klasiken, ashtu siç bënin dikur në kohërat para-revolucionare dhe derivohen nga degë të ndryshme të artit, si piktura, fotografia dhe skulptura.
 
Një nga muzetë e artit më të vizituar në Moskë është Galeria Tretyakov, e cila u hap nga [[Pavel Tretyakov]], njeri shumë i pasur i artit, i cili dhuroi një koleksion privat shumë të madh. Kjo galeri është e ndarë në dy ndërtesa.
 
Tretyakovi i Vjetër, galeria e vërtetë në zonën Tretyakovskaya, në pjesën jugore të lumit të Moskës, përmban punimet tradicionale klasike ruse. Punimet e piktorëve pararevolucionarë të famshëm, si Ilya Repin, ashtu si edhe punimet e piktorëve rusë të ikonave, mund të gjenden në këtë galeri. Vizitorët mund të shikojnë edhe piktura të rralla origjinale të përpara shekullit të 15-të, të punuara nga ikonografi Andrei Rublev.