Bajram Haxhiu: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 5:
Familja Haxhiu është një familje autoktone,intelektuale,fisnike,patriotike,atdhetare,arsimdashëse e sportdashëse e qytetit të Lushnjes.Bajram Haxhiu ose Xha Bami ashtu siç njihet nga të gjithë lushnjarët lindi më 3 maj 1877 në Lushnjë,patriot,atdhetar,nacionalist,anëtarë i komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës.Bajram Haxhiu shkollën fillore dhe të mesme i bëri në gjuhën turke në Lushnje dhe të lartën për financë në Kolegj në Stamboll ,ku u njoh me patriotët e mëdhenjë të kombit shqiptarë.Idetë e tyre atdhetare bënë që Bajram Haxhiu gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike t’ja kushtonte atdheut dhe çështjes kombëtare shqiptare.Bajram Haxhiu shkrim e lexim shqipë i ka mësuar autodidakt.<ref>{{Cite news|url=https://qerimhaxhiu.wixsite.com/qerimhaxhiu/single-post/2017/12/10/Bajram-Haxhiu-patriot-i-shquar-shqiptar%C3%AB-dhe-luft%C3%ABtar%C3%AB-i-liris%C3%AB-s%C3%AB-atdheut|title=Bajram Haxhiu patriot i shquar shqiptarë dhe luftëtarë i lirisë së atdheut {{!}} Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|work=Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|access-date=2018-07-28|language=en}}</ref>
 
Bajram Haxhiu është një nga organizatorët e lëvizjeve antiosmane në Lushnje në fillim të shekullit XX dhe mori pjesë aktive në demonstratën e majit 1906 në qytetin e Lushnjës.Për këtë veprimtari ai u arrestua dhe u dënua nga qeveria Osmane.Pas daljes nga burgu Bajrami nuk u ndal por përsëri vazhdoi të merrte pjesë në lëvizjen antiosmane.Në këtë periudhë ai bashkëpunoi me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë.Në nëntor të vitit 1908 patrioti Bajram Haxhiu mbështeti Kongresin e Alfabetit i mbajtur në Manastir dhe vendimin e tij për njësiminPavarësi.Pas eshpalljes alfabetit Pavarësisë gjuhës shqipeShqipërisë me shkronja28 latine.Nënëntor 1912 përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit duke luftuar kundërshtarët e saj serbë dhe kuislingët e Esat Pashë Toptanit.Bajram Haxhiu nuk u pajtua me pushtimin e Shqipërisë nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore.Kur u pushtua qyteti i Lushnjës,Bajrami u ngrit me armë kundër austro-hungarezëve,të cilët nisën të ndërtonin hekurudhën “Dekovil” e cila kalonte përmes qytetit me stacion në qëndër të Lushnjes.Për qëndrueshmërinë dhe kundërvënien që bëri Bajram Haxhiu,pushtuesit austo-hungarezë morën masa te ashpra ndaj tij.Bajramin e internuan në Shkodër,ku kishte rezidencën komanda e përgjithshme e kësaj ushtrie,për ta patur më mirë nën mbikëqyrje.<ref>{{Cite news|url=https://qerimhaxhiu.wixsite.com/qerimhaxhiu/single-post/2017/12/10/Bajram-Haxhiu-patriot-i-shquar-shqiptar%C3%AB-dhe-luft%C3%ABtar%C3%AB-i-liris%C3%AB-s%C3%AB-atdheut|title=Bajram Haxhiu patriot i shquar shqiptarë dhe luftëtarë i lirisë së atdheut {{!}} Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|work=Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|access-date=2018-07-28|language=en}}</ref>
 
Pas Luftës së Parë Botërore,Bajram Haxhiu u kthye në vendlindje në Lushnje,ku nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike kundër vendimeve antishqiptare të Konferencës së Parisit për copëtimin e Shqipërisë në favor të vëndeve fqinje.Kjo situatë e re politike shtroi para shqiptarëve detyrën e ruajtjes së Pavarësisë e cila ishte tronditur shumë nga shtetet ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore si dhe qëndrimi i shteteve fqinjë.Për këtë duhej që shqiptarët të ruanin me çdo kusht tokat e teritorit të Shqipërisë dhe ndaj patriotët kërkuan mbledhjen e një kongresi kombëtar shqiptar,që tu bënte thirrje shqiptarëve që të ngriheshin në këmbë dhe ta mbronin me gjak atdheun.Mbledhjen e kongresit e morën përsipër patriotët e qytetit të Lushnjës duke filluar nga organizimi,sigurimi i qetësisë gjatë mbledhjes,garantimi i kushteve të delegatëve si dhe organizimi i forcave vullnetare të mbrojtjes deri në përfundimin e plotë me sukses të tij.Një nga anëtarët e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës ishte Bajram Haxhiu.Ai pati një detyrë tepër të rëndësishme në letërkëmbimin midis Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera.Ai u vu në shërbim të qeverisë që nxorri kongresi dhe e përkrahu atë gjatë gjithë kohës që ajo i qëndroi besnike vendimeve të Kongresit të Lushnjës.<ref>{{Cite news|url=https://qerimhaxhiu.wixsite.com/qerimhaxhiu/single-post/2017/12/10/Bajram-Haxhiu-patriot-i-shquar-shqiptar%C3%AB-dhe-luft%C3%ABtar%C3%AB-i-liris%C3%AB-s%C3%AB-atdheut|title=Bajram Haxhiu patriot i shquar shqiptarë dhe luftëtarë i lirisë së atdheut {{!}} Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|work=Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|access-date=2018-07-28|language=en}}</ref>