Ndryshimi mes inspektimeve të "Stavri Shkurti"

91 bytes added ,  2 vjet më parë
 
==Jeta==
Stavri Shkurti lindi në qytetin e [[Korça|Korçës]] në 5 gusht të vitit 1927. Fillimet e tij artistike janë që në moshë të re që në vitin 1950, kur u krijua teatri profesionist “Andon“[[Teatri Andon Zako Çajupi”Çajupi|Andon Zako Çajupi]]”, duke qënë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Studimet e larta i mbaroi në [[Praga|Pragë ]]([[Çeki]]) për inxhinieri hidrologjike. Por pavarësisht studimeve ai do të kthehej tek pasioni i tij i hershëm duke u rikthyer në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Në skenën e këtij teatri, i drejtuar prej regjisorëve të njohur si [[Dhimitër Orgocka]] (Artist i Popullit), [[Fadil Kraja]], [[Piro Mani]] (Artist i Popullit), [[Sokrat Mio]] (Artist i Popullit), Vangjo Grabocka (Artist i Merituar) etj., do të interpretonte për më se 30 vjet role dhe personazhe që do të ngeleshin të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar por edhe për atë mbarëshqiptar. Këtu do të veçojmë rolin e Karandeshit në dramën "Vajza pa prikë", ose interpretimet e tij në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si "Pamje nga ura" e Artur Milerit dhe ""Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit ndërsa nga dramaturgjia shqiptare veçojmë interpretimin e tij në dramën "Maro Mokra".
 
Në kinematografi ka interpretuar 40 role. Roli i tij i parë do të përkojë me të parin film tërësisht shqiptar, filmin "[[Tana]]" në vitin 1958 ku ai do të interpretojë një rol episodik. Më tej do të vazhdonin role të tjera që do ta bënin të njohur për gjithë publikun artdashës si roli i Besimit në filmin "Ilegalët" në vitin 1976, roli i Salës, sekretarit të Partisë në filmin "[[Zonja nga qyteti]]" në vitin 1976, roli i [[Zalo KapllanitKapllani]]t në filmin televiziv " Agimet e Stinës së Madhe" në vitin 1981, roli i Manol Gjinajt, përkthyesit në filmin "[[Asgjë nuk harrohet]]" në vitin 1985 etj. Roli i tij i fundit do të jetë roli i Fajdexhiut në filmin "Vitet e pritjes" në vitin 1990.
Në vitin 1992 del në pension dhe më pas largohet nga Atdheu në [[Selanik]] të Greqisë ku dhe do të ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë disa vjeçare në 6 gusht të vitit 1998 duke u përcjellë me shumë nderim e dashuri në banesën e fundit jo vetëm nga gjithë populli i Korçës por dhe nga shumë miq,kolegë e dashamirë.
Për meritat e tij artistike Stavri Shkurti është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit".