Stavri Shkurti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v +
Rreshti 3:
 
==Jeta==
Stavri Shkurti lindi në qytetin e [[Korça|Korçës]] në 5 gusht të vitit 1927. Fillimet e tij artistike janë që në moshë të re që në vitin 1950, kur u krijua teatri profesionist “[[Teatri Andon Zako Çajupi|Andon Zako Çajupi]]”, duke qënë një ndër aktorët e parë të këtij teatri. Studimet e larta i mbaroi në [[Praga|Pragë ]]([[Çeki]]) për inxhinieri hidrologjike. Por pavarësisht studimeve ai do të kthehej tek pasioni i tij i hershëm duke u rikthyer në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Në skenën e këtij teatri, i drejtuar prej regjisorëve të njohur si [[Dhimitër Orgocka]] (Artist i Popullit), [[Fadil Kraja]], [[Piro Mani]] (Artist i Popullit), [[Sokrat Mio]] (Artist i Popullit), [[Vangjo Grabocka]] (Artist i Merituar) etj., do të interpretonte për më se 30 vjet role dhe personazhe që do të ngeleshin të paharrueshëm jo vetëm për publikun korçar por edhe për atë mbarëshqiptar. Këtu do të veçojmë rolin e Karandeshit në dramën "Vajza pa prikë", ose interpretimet e tij në disa nga kryeveprat e dramaturgjisë botërore si "Pamje nga ura" e [[Arthur Miller|Artur Milerit]] dhe ""[[Nata e dymbëdhjetë]]" e [[Shekspiri|Shekspirit]] ndërsa nga dramaturgjia shqiptare veçojmë interpretimin e tij në dramën "Maro Mokra".
 
Në kinematografi ka interpretuar 40 role. Roli i tij i parë do të përkojë me të parin film tërësisht shqiptar, filmin "[[Tana]]" në vitin 1958 ku ai do të interpretojë një rol episodik. Më tej do të vazhdonin role të tjera që do ta bënin të njohur për gjithë publikun artdashës si roli i Besimit në filmin "Ilegalët" në vitin 1976, roli i Salës, sekretarit të Partisë në filmin "[[Zonja nga qyteti]]" në vitin 1976, per te cilin mori edhe komplimentet nga [[Enver Hoxha]],<ref name="HoxhaMarksiste-Leniniste1981">{{cite book|author1=Enver Hoxha|author2=Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste|title=Raporte e fjalime: 1978-1979|url=https://books.google.com/books?id=Cny4AAAAIAAJ|year=1981|publisher=Shtëpia Botuese "Naim Frashëri"|page=89|quote=E tillë është edhe loja aq e çlirët, aq e prekshme e artistit me talent Stavri Shkurti, i cili e personifikon sekretarin e Partisë aq të afërt, aq të dashur, aq të pjekur dhe plot dinamizëm}}</ref> roli i [[Zalo Kapllani]]t në filmin televiziv "Agimet e Stinës së Madhe" në vitin 1981, roli i Manol Gjinajt, përkthyesit në filmin "[[Asgjë nuk harrohet]]" në vitin 1985 etj. Roli i tij i fundit do të jetë roli i Fajdexhiut në filmin "Vitet e pritjes" në vitin 1990.