Dallime mes rishikimeve të "Arrëza (Devoll)"

2.584 bytes added ,  4 vjet më parë
v
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
v (Added the detailed history)
| Lartësia = 1050
}}
'''Arrëza''' është një [[Fshati|fshat]] në [[Komuna Miras|komunën Miras]] në [[rrethi i Devollit|rrethin e Devollit]] të [[Shqipëria|Shqipërisë]]. Është vendosur në lartësinë 1030 m mbi nivelin e detit, buzë [[Lumi Devoll|lumit Devoll]] i cili buron nga mali i [[Mali i Gramozit|Gramozit]]. 80% e fshatit ka pozicion Jugor dhe vetem 20% kundrejt Veriut.2
 
0% kundrejt Veriut.
 
== Emërtimi ==
 
== Ekonomia ==
Aktiviteti kryesor i banorëve të fshatit është bujqësia dhe blegtoria, pasi kushtet natyrore dhe klimatike favorizojnë mbarështimin e gjedhëve si dhe të imtave. Lugina e lumit Devoll ka tokë shumë pjellore në të cilën fshatarët mbjellin kultura bujqësore si patate, fasule, misër, perime, por edhe durë frutorë si mollë, kumbulla, qershi etj.
 
Prodhimet bujqësore janë kryesisht për konsum vetjak, ndërsa ndër prodhimet për shitje përmendim mjaltin e bleteve, rakinë, mishin si dhe nënproduktet e qumështit. Gratë Arrzare merren kryesisht me punët e shtëpisë, janë amvise të shkëlqyera, të dalluara për gatimet e brumit, zajretë e dimrit, si dhe endjet me shtizë të veshjeve të ndryshme apo copave për zbukurimin e shtëpisë.
 
Vitet e fundit banorët e Arrzës kanë filluar me kultivimin e çajit të malit, një bimë aromatike endemike për Malin e Gramozit, duke përftuar nga kushte klimaterike të duhura dhe lartësia mbi nivelin e detit.
 
== Kultura ==
=== Arkitektura ===
Shtëpitë e këtij fshati malor ruajnë tiparet karakteristike të ndërtimeve në zonë. Banesat janë ndërtuar me gurë të nxjerrë nga zona përreth ndërsa çatitë janë të mbuluara me plloça apo rrasa guri. Banesa më karakteristike është ajo me dy kate, me dy hyrje dhe katër dhoma. Shtëpitë janë të ndërtuara në të dy anët e një sokaku që zbret tatëpjetë drejt përroit apo lumit që përshkon fshatin. Sokaqet gjithashtu janë të shtruara me kalldrëme guri. Në çdo mëhallë ka nga një burim natyral ku banorët më parë mbushnin ujë të pijshëm.
 
=== Kuzhina ===
Zona përfiton nga një klimë malore ideale dhe tokë pjellore për të prodhuar produkte bujqësore dhe blegtorale të një cilësie të lartë. Prodhimet natyralisht të shijshme, por edhe gatimet e amvisave Arrzare, janë shumë të pëlqyera nga vizitorët. Gatimet më të njohura janë ato me përbërje brumi, si lakrori, byreku, dhallaniku, tërhanaja, rosnicat, petullat e ariut etj. Pasiqë zona ka klimë malore, dimrat janë të gjatë e të ftohtë, e për këtë amvisat pergatiten mirë për Dimër. Ndër zajretë e dimrit përmendim turshitë e ndryshme: domate turshi, kastraveca turshi, speca në gjizë, speca në salcë, lakër turshi, etj, reçelin, qe mund te jetë prej kumbulle, qershie, rrushi, ftoi, etj; bulmetin, si djathë, gjalpë, gjizë, salcë kosi; perimet të tilla si patate, fasule, lakra, kunguj; pastërma, apo mishin e thatë; frutat e thara, apo oshafet siç quhen, çajrat e ndryshëm si çaji i malit Gramoz, çaji i trëndafilit të eger, çaj kamomili, etj.
 
=== Folklori ===
=== Evente ===