Arrëza (Devoll): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 36:
 
Arrëza kufizohet nga fshatrat: [[Dardhë (Korçë)|Dradhë]] në Veri, me nje distance prej 4 km; në Perëndim nga [[Kamenicë (Korçë)|Kamenica]], 7 km; në Jug-perëndim nga [[Nikolica]], 5 km; në Jug ndodhet kufiri me shtetin Grek; në Jug-lindje nga [[Qyteza (fshat)|Qyteza]], 5 km; në Veri-lindje nga [[Sinica]], 3.5 km; në Lindje nga [[Mirasi]], 9 km.
 
Zona është e pasur me burime të shumta ujore, lugina të gjelbëruara, shumëllojshmëri drurësh dhe pemësh të egra frutore si dhe një biokorridor i rëndësishëm për shkembimin e rruazorët të mëdhenj me Greqinë.
 
Ndër llojet e drurëve që rriten në zonë përmendim ahun, lisin, pishat, bredhin, robulli, vidhi, etj. Në klasën e shkrurreve përmendim dëllinjën, trëndafilin e egër, murrizi, gollogjina, shtogu, shkoza, etj. Në klasën e bimësisë përmendim bimët medicinale si çaji i malit, salepi, rigoni, kamomili, lule ciani, shafrnai, fieri etj.
 
Zona është e pasur gjithashtu me drurë të egër frutore si mollën e egër, qershinë e egër, lajthi, vadhje, gorrica, apo edhe me frutat e pyllit si luleshtrydhe, manaferra, boronicë, etj.
 
Për shkak të vendodhjes në një zonë ku nuk kalojnë rrugë ndërkufitare dhe të pasur me pyje të shumtë, fauna e zones është mjaft e pasur, përmendim: ariu, ujku, dhelpra, sorkadhja, derri i eger, baldosa, kunadhja, qelbaku, ketri, lepuri, etj, si dhe shpendet thëllëza e malit, mëllenja, pëllumbi i eger, shqiponjat, çafkat, bilbili, qukapiku, qyqja, etj.