Ndryshimi mes inspektimeve të "Arrëza (Devoll)"

1.616 bytes added ,  2 vjet më parë
v
Added detailed perscription
v
v (Added detailed perscription)
== Popullsia ==
=== Besimi Fetar ===
Rasti i kthimit të dhunshëm në myslymanë të të gjithë fshatit Arrzë (pak mbi Dardhën në Korçë) pranë fshatrave të Prefekturës së Kosturit, përshkruhet nga kleriku me origjinë nga Arrëza, papa Nikolla Zegu tek djali i tij papa Spiro Zegu:
 
"Arrëza. Fshat myslyman tani, një orë larg Dardhës, i përbërë nga 150 familje, kishte dy Kisha, një të Kryeëngjëllit Mihail dhe një të Shën Athanasit (eksoklis) kishë nga e cila kanë mbeturr rrënojat. Nga ky fshat kishte origjinën prifti i parë i erdhur në Dardhë, papa Nikolla Zegu, nga ku ka erdhur dhe mbiemri i kësaj familjeje. Sipas traditës familjare, ky klerik, famulltar i Arrzës, pasi ishte periudha ku ajo me detyrim po ilsamizohej, duke mos dashur që të ndëronte besë e të bëhej myslyman, u strehua në Dardhë, ku dhe shumë familje të tjera kishin filluar të mblidheshin rreth famulltarit. Një të djelë pas Meshës Hyjnore, papa Nikolla tha tek të mbledhurit në Narteksin e Kishës , bashkëatdhetarët e tij  “Vëllezërit e mi, e shikoni se çpo bëhet rreth nesh në fshatrat e tjerë. Unë nuk mundem t’iu them diçka tjetër, përveç se t’iu lutem të gjithëve, që mua të më lini të lirë që të veproj ashtu siç gjykoj për veten time, si dhe për familjen time dhe të largohem. Le të bëjë secili ashtu siç mendon. Kush ka dëshirë le të më ndjekë. Secili le të jetë i lirë. Unë këtë që ju thashë e kërkoj për veten time dhe për familjen time”. Familja Zegu, për nder dhe kujtim të këtyre dy kishave të Arrzës gjithmonë deri më sot feston kujtimin e tyre.
 
=== Dobërgora ===
Dobërgora është pika referuese e fshatit Arrëz dhe banorëve të saj. Ky mal i shenjtë, i cili nuk i përket ndonjë feje në veçanti, së bashku me Vakëfin që qëndron në krye të tij, është një vend pelegrinazhi i njohur në zone. E cilësuar si vend i mrekullive, ajo ka në përbërje drurë lisi dhe ahu me moshë 157 vjeçare, dhe lartesi nga 18 deri 20 metra, duke përbërë një shesh pushimi të përkryer. Emertimi i vendit mund të shpjegohet përmes gjuhëve sllave si Mal i Mirë (Dobro-Gora), apo edhe permes shqipes si Do-Bër-Gur, që do të thotë “Duhet shenjuar, apo duhet ndërtuar me gurë objekti i shenjtë”. Koha e pushtimit Bullgar të zonës, pra shekujt 9-11 pas Krishtit si dhe domethënia e emërtimit, dëshmojnë për lashtësinë dhe rëndësinë e këtij vendi të shenjtë, që banorët e mbajnë në zemër kudo ku ndodhen.