Sistemi muskulor: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v vandalism (m:SWMT
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 58:
Gjatësia e fijës ndryshon në varësi të muskulit ku vendoset. Kështu psh., në muscul sartorius secila fije arrin gjatësinë rreth 45 cm, pra sa është i gjatë edhe vet ky muskul. Ata kanë formë të një cilindri me skaje të rrumbullakosura.
Fijet muskulore ndahen nga njërtra- tjetra prej endomisiumit, ndërsa tufat apo fashikujt muskulor rrethohen nga perimisium. Krejt muskuli vishet nga epimisiumi. Enët e gjakut dhe fijet nervore prej epimisiumit depërtojnë në perimisium dhe endomisium. Nga madhësia e fashikujve mund të gjykohet për funksionin që e kryejnë muskujt të veçantë. Kështu psh., në muskujt qe kryejnë lëvizje të imta dhe tepër të kontrolluara, sikurse janë muskujt e jashtëm të syrit, fashikujt janë më të vegjël, ndërsa endomisiumi është relativisht i trashë. Përkundrazi, në muskujt që bëjnë vetëm lëvizje të mëdha, sikurse janë muskujt e regjionit gluteal, fashikujt janë të mëdhenj, ndërsa indi lidhor i perimisiumt është pak i shprehur.
Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta. Fije muskulore të skeletit në prerje gjatësore. Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta ne forme vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta.hello
Secila fije muskulore ndërtohet nga këto pjesë kryesore: 1.sarkolema, 2.sarkoplazma, 3.bërthama, 4.sarkozomet, 5. rrjeta sarkoplazmatike, 6.kompleksi i Golxhit dhe 7.miofibrilet.
* Sarkolema (sarcolema) është cipa mbështjellëse e fijes muskulore. Si gjithë membranat e tjera ajo ka strukturë trelamerare dhe është shumë elastike për t’iu përshtatur ndryshimeve të vrullshme të fijes muskulore gjatë tkurrjes dhe relaksimit të saj. Sarkolema merr pjesë aktive në mekanizmin e tkurrjes të fijes muskulore. Sarkolema vishet nga jashtë nga një membranë bazale. Mes kësaj dhe sarkolemës vendosen edhe qeliza të vogla me zgjatime (qeliza satelite), të cilat së bashku me sarkolemën marrin pjesë në ripërtrirjen e fijes muskulore.