[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
No edit summary
Rreshti 40:
Më [[1900]] mori të nisej [[Greqia|Greqi]], por në [[Stambolli|Stamboll]] u sëmur, u kurua dhe nisi punë në një ëmbëltore për ca kohë. Vitin tjetër u nis për në [[Athina|Athinë]] dhe të njohurit e tij i gjetën vend si nëpunës në një shoqëri belge, e cila kishte konçensionin e tramvajeve me kuaj në qytet. U regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në kryeqytetin grek. Më tej, meqë kishte prirje për aktor, punoi si kopist, sufler e aktor me një trupë teatri me të cilën u end nëpër Greqi për gati dy vjet.<ref>{{Harvnb|Bala|1972|pages=21-26}}.</ref> Gjatë endjeve me trupën shkroi dramën "''To ksipnima''" ("Zgjimi"), e cila u luajt nga trupa në Pirgos të Peloponezit. Atë periudhë nisi të shkruante skeletin e dramës "Israelitë dhe filistinë". Në fillim të [[1903]] shkoi në [[Egjipti|Egjipt]], ku gjeti punë si mësues lëvizës greqishtes dhe po atë vit përktheu në greqisht traktatin e [[Sami Frashëri]]t "Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet". Ndikohet nga klima e veprimtarëve të [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes Kombëtare]] atje, ku Thanas Tashko dhe Jani Vruho e ndihmuan në botimin e përkthimit të Samiut, dhe më tej në komunikim me [[Nikolla Naço|Nikolla Naçon]], [[Shahin Kolonja|Shahin Kolonjën]] e [[Kristo Luarasi|Kristo Luarasin]].<ref>{{Harvnb|Bala|1972|pages=29-34}}.</ref>
 
Pas tre vjetësh qëndrimi në Egjipt, në prill 1906 u nis për në Shtetet e Bashkuara, duke kaluar nga Napoli, dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj.<ref>{{cite book|url=https://books.google.com.au/books?hl=en&lr=&id=8QPWCgAAQBAJ&oi=fnd&pg=PR15&dq=The+Albanian+National+Awakening&ots=zGjQbVyql8&sig=xsmbL-yAAtc-ny3v0E4vN87JOBY&redir_esc=y#v=onepage&q=Noli&f=false|title=The Albanian national awakening|last=Skendi|first=Stavro|authorlink=Stavro Skëndi|publisher=Princeton University Press|year=1967|isbn=9781400847761|location=Princeton|pages=160, 162|ref=harv}}</ref> Për njohuritë e tij gjuhësore do dërgohej në një mision rus në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|Amerikë]]. Pasi ndenji tre muaj në Buffalo, ku punoi në një kombinatfabrikë lënde drusoresharrës për tre muaj,<ref>{{Harvnb|Bala|1972|pages=41-42}}.</ref> Noli shkoi në Boston. Atje, botuesi [[Sotir Peci]] i dha një punë si zëvendës-redaktor i gazetës së Bostonit “Kombi”, ku punoi deri në maj 1907 dhe ku botoi artikuj me pseudonimin ''Ali Baba Qyteza''. Tensioni që ndjenin shqiptarët ortodoksë nga ndikimi i Kishës Greke mbërriti kulmin gjatë varrimit të një patrioti shqiptar, të cilit prifti grek nuk pranonte t’i kryente shërbesat e fundme. Me nismën e vet Noli thirri një mbledhje të shqiptarëve ortodoksë nga mbarë Nju Englandi, ku delegatët vendosën të themelojnë Kishën Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, me Nolin si klerikun e saj të parë.
 
Më 9 shkurt 1908, në moshën njëzetegjashtëvjeçare, Fan Noli u bë diakon (dhjak) në Bruklin, kurse më 8 mars 1908 Platoni, kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, e shuguroi si prift ortodoks. Vetëm dy javë më vonë, më 22 mars 1908, Noli i ri krenar mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe, në 'Knights of Honor Hall' në Boston. Ky ishte hapi i parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të [[Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë|Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare]].