[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Shtova peembajtje
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 4:
'''Inva Mula ''' është një këngëtare [[soprano]] shqiptare me famë ndërkombëtare. U lind në [[Tiranë]] në vitin 1963 nga babai [[Avni Mula]] dhe nëna me origjinë ruse [[Nina Mula]].
 
Bravo.jpg|thumb|200px|Pamje nga shfaqja Faust]]
==Karriera==
[[File:Chorégies d'Orange 2008 Inva Mula et Roberto Alagna dans Faust.jpg|thumb|200px|Pamje nga shfaqja Faust]]
Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në [[Bukuresht]]. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në [[Barcelonë|Barcelona]]. Më 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të [[Placido Domingo]]s në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën "Medee" të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i pestë” më 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The Diva Dance". Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizetit në Paris. Në vitin 2001 ishte e angazhuar në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo luajti Norine-n e parë në L'elisir d'amore në Toulouse të Francës. Jeta e saj është e ndarë më së shumti mes Francës dhe Shqipërisë. Gjithashtu u njoh shumë për mënyrën e të kënduarit të saj gjë që e bëri atë më të famshme.