[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
shtova informacion
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 15:
''' Fatos Arapi ''' lindi në vitin [[1929]] në [[Vlorë]], [[Shqipëri]]. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në [[Bullgari]] (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik [[Mbrëmjet e poezisë strugane]] dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.
 
Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme. Fatos Arapi u nda nga jeta me 11 tetor 2018 ne Tirane.
 
==Fillimet==