[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 13:
<!--{{Leter mirnjohje|}} -->
{{Leter Tabela Fund}}
'''Fatos Arapi '''([[Zvërnec]], [[19 Korrik|19 korrik]] [[1930]]<ref name=":0">{{Cite book|url=https://books.google.al/books?id=6inIiCF_930C&pg=PA16&dq=Fatos+Arapi+1930&hl=en&sa=X&redir_esc=y#v=onepage&q=Fatos%20Arapi%201930&f=false|title=Historical Dictionary of Albania|last=Elsie|first=Robert|publisher=Rowman & Littlefield|year=2010|isbn=9780810861886|location=|pages=16}}</ref> - [[Tirana|Tiranë]], [[11 tetor]] [[2018]]) ka qenë një poet, novelist, përkthyes dhe gazetar shqiptar. Shkrimet e Arapit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
''' Fatos Arapi ''' lindi në vitin [[1929]] në [[Vlorë]], [[Shqipëri]]. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në [[Bullgari]] (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik [[Mbrëmjet e poezisë strugane]] dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.
 
== Biografia ==
Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme. Fatos Arapi u nda nga jeta më 11 tetor 2018 në Tiranë.
U lind i biri i Tol Stavre Arapit<ref>{{Cite journal|last=|first=|date=11 tetor 2018|title=Shuhet shkrimtari i njohur Fatos Arapi|url=http://shqiptarja.com/lajm/shuhet-shkrimtari-i-njohur-fatos-arapi?r=dtr|journal=Shqiptarja.com|volume=|pages=|via=}}</ref> në Zvërnec, pranë qytetit të [[Vlora|Vlorës]], ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i ndoqi në Sofie të Bullgarisë për ekonomi, më pas u kthye të punonte në Tiranë si gazetar dhe lektor për letërsinë moderne shqipe.<ref name=":0" /> Puna e tij e parë ishte në vitin 1953 në Komisionin e Planit të Shtetit si Kryetar i Degës së “Artizanatit dhe Industrisë Lokale”. Në vitin 1954 ai u transferua në Teknikumin Financiar si mësues i asaj shkolle (Qyteti i Nxënësve) ku dha lëndët: Statistikë, Planifikim dhe Ekonomi Politike. Ai ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po kështu gjatë viteve 1959 – 1966 ka qenë pedagog i Ekonomisë Politike në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës.
 
Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare “Ismail Qemali”, rreth katër vjet (mars 1966 – gusht 1969). Në vitin 1971 ai u emërua pedagog në Fakultetin Histori–Filologji. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e mesme të natës “Sami Frashëri”, Tiranë, ku qëndroi 10 vjet deri më 1983.<ref>{{Cite journal|last=Bardhyli|first=Alda|date=26 prill 2017|title=Fatos Arapi, poeti është ende në qytet|url=http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/04/26/fatos-arapi-poeti-eshte-ende-ne-qytet/|journal="Shqip"|volume=|pages=|via=}}</ref>
==Fillimet==
 
Poezitë e para F. Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha". Që në hapat e parë ai paralajmëroi një zë të veçantë në artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion të vetin mbi realitetin. Fillimet poetike të Fatosit do të jenë tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke u kushtëzuar nga rrethanat politike të kohës. Në frymën e hovit ndërtimor dhe të entuziazmit për çlirimin e vendit, që mbizotëronte brenda parimeve krijuese të realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipëria ecte drejt një rruge të re, të lirë, dhe ky besim bënte të përballohej më lehtë durimi dhe sakrifica. Brenda këtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i përqeshë e përbuzë burokratët dhe demagogët, si në poezinë "Antiburokratike", apo do të sjellë disa veçanti përmbajtësore dhe ekspresive si në poezinë "Pse erdha në jetë". Siç shihet, poeti i thur ode lirisë dhe "mejtimit të lirë" siç e quan ai. është synim dhe ideal madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.
Në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezi dhe vjersha". U kritikua më 1973 për vëllimin ''Më jepni një emër'', qëndroi për shumë kohë gati në heshtje deri më 1989.<ref name=":0" />
 
Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.
 
== Tituj të veprave ==
* ''Shtigje poetike'', {{L|1962}} <ref name=GjSh>[[Gjovalin shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]] : [[Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut]]</ref>
* ''Partizani pa emër'', 1962
* ''Poema dhe vjersha'', {{L|1966}} <ref name=GjSh />
* ''Ritme të hekurta'', {{L|1968}} <ref name=GjSh />
* ''Patat e egra'', {{L|1969}}
* ''dhjetori i shqetësuar'', {{L|1970}} <ref name=GjSh />
* ''Dikush më buzëqeshte'', {{L|1972}} <ref name=GjSh />
* ''Poezi të zgjedhura'', {{L|1974}} <ref name=GjSh />
* ''Drejt qindra shekujsh shkojmë'' {{L|1977}} <ref name=GjSh />
* ''Shokët'', 1977
* ''Cipa e borës'', {{L|1985}}
* ''Deti në mes'', {{L|1986}}
* ''Ku shkoni ju statuja'', {{L|1990}} <ref name=GjSh />
* ''Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku'', {{L|1995}}
* ''Gjeniu pa kokë'', {{L|1999}}
Line 54 ⟶ 58:
'''Giuseppe Gradilone''': "Sot ai është një nga zërat më përfaqësues dhe, pa dyshim, më moderni në panoramën e letërsisë shqipe bashkëkohore”.
== Burimi i të dhënaveReferencat ==
<references />{{Autorë shqiptarë|state=autocollapse}}
 
==Referenca==
* [http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/04/26/fatos-arapi-poeti-eshte-ende-ne-qytet/ Gazeta Shqip, 2017]
 
{{Autorë shqiptarë|state=autocollapse}}
 
{{DEFAULTSORT:Arapi, Fatos}}