[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 16:
 
== Biografia ==
U lind i biri i Tol Stavre Arapit<ref>{{Cite journal|last=|first=|date=11 tetor 2018|title=Shuhet shkrimtari i njohur Fatos Arapi|url=http://shqiptarja.com/lajm/shuhet-shkrimtari-i-njohur-fatos-arapi?r=dtr|journal=Shqiptarja.com|volume=|pages=|via=}}</ref> në [[Zvërnec]], pranë qytetit të [[Vlora|Vlorës]], ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i ndoqi në [[Sofia|Sofie]] të [[Bullgarisë]] për ekonomi, më pas u kthye të punonte në [[Tiranë]] si gazetar dhe lektor për letërsinë moderne shqipe.<ref name=":0" /> Puna e tij e parë ishte në vitin 1953 në [[Komisioni i Planit të Shtetit|Komisionin e Planit të Shtetit]] si Kryetar i Degës së “Artizanatit dhe Industrisë Lokale”. Në vitin 1954 ai u transferua në [[Shkolla Teknike Ekonomike në Tiranë|Teknikumin Financiar]] si mësues i asaj shkolle (Qyteti i Nxënësve) ku dha lëndët: Statistikë, Planifikim dhe Ekonomi Politike. Ai ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po kështu gjatë viteve 1959 – 1966 ka qenë pedagog i Ekonomisë Politike në [[Universiteti i Tiranës|Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës]].
 
Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare “Ismail Qemali”, rreth katër vjet (mars 1966 – gusht 1969). Në vitin 1971 ai u emërua pedagog në Fakultetin Histori–Filologji, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e mesme të natës “Sami Frashëri”, Tiranë, ku qëndroi 10 vjet deri më 1983.<ref>{{Cite journal|last=Bardhyli|first=Alda|date=26 prill 2017|title=Fatos Arapi, poeti është ende në qytet|url=http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/04/26/fatos-arapi-poeti-eshte-ende-ne-qytet/|journal="Shqip"|volume=|pages=|via=}}</ref>