[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
perpunim te metejshem
Rreshti 45:
Në Boston disa shqiptarë ishin pjesë e Kishës Ortodokse Greke, e cila i kundërvihej bindshëm çështjes kombëtare shqiptare. Kur një pop ortodoks refuzoi t'ia kryente shërbesat përfundimtare të ndjerit [[Kristaq Dishnica]], Noli me një grup shqiptarësh kombëtaristë krijuan Kishën Ortodokse Shqiptare të pavarur.<ref name="Biernat1415">{{harvnb|Biernat|2014|pp=14–15}}.</ref> Noli, prifti i parë i kishës së re, u hirotinos prift më 8 mars 1908 nga kryepeshkopi Platon Rozhdestvensky i Kishës Ruse në Shtetet e Bashkuara, në kushte të dyshimta.<ref name=":0" /><ref name="Austin34">{{harvnb|Austin|2012|pp=3–4}}.</ref><ref name="Vickers61">{{harvnb|Vickers|2011|p=61}}.</ref>
 
Më pas, po atë vit u regjistrua në Universitetin e Harvardit, duke e përfunduar më 1912 ''Bachelor of Arts''.<ref name="Austin34" /> Zuri vendin e Pecit si redaktor i "Kombit", detyrë që e kreu deri në janar të 1909. Një muaj më vonë, nisi të botojë e drejtojë fletoren “[[Dielli (gazetë)|Dielli]]”,<ref>{{Harvnb|Bala|1972|page=50}}.</ref> zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Më 10 gusht 1911 udhëtoi drejt Evropës, ku ndenji katër muaj duke vizituar dhe mbajtur shërbesa fetare e takime patriotike ndër kolonitë shqiptare të Kishinjovit, Odesës, Bukureshtit e Sofies. Pas shkrirjes së shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, "Dielli" u bë organi i shtypit i shoqërisë panshqiptare Vatra, bashkëthemelues i të cilës qe edhe Noli me [[Faik Konica|Konicën]].
 
Në pragun e Luftës Ballkanike, Noli shprehej me luajalizëm kundrejt perandorisë që të mund të bënte qëndresë kundrejt armiqve.<ref>{{Harvnb|Bala|1972|page=55}}.</ref> Me shpalljen e pavarësisë e përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit, mori pjesë në Kongresin e Trieshtës, organizuar nga Konica në marsin e 1913. Më 10 mars 1914 u ndodh në Durrës, ku dhe e gjeti [[Lufta e Parë Botërore]]; më 24 maj 1915 u kthye në Amerikë.<ref>{{Harvnb|Bala|1972|page=63}}.</ref>
Më 10 gusht 1911 ai u nis për në Evropë, ku ndenji katër muaj dhe kreu shërbesa kishtare në gjuhën shqipe për kolonitë në Kishinjov, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.
 
Më 28 prill 1912, bashkë me [[Faik Konica|Faik bej Konicën]] është ndër themeluesit kryesor të shoqatës pan-shqiptare [[Vatra]] (në fillim më 6 janar 1907 shoqatën "Besa-Besë" me sekretar [[Kol Tromara|Kol Tromarën]], që u shkri me Vatrën) bashkë me organin e saj të shtypit "Dielli" i Bostonit, gjithashtu dhe "Shkopi" i Kairos që lëvizën kundër një artikulli të [[Mid'hat bej Frashëri|Mit'hat Frashërit]] në shtypin e Selanikut.
Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me ''cum laude'' në Bachelor of Arts. Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga [[Ismail Qemali]]. Në marsin e vitit 1913 ai mori pjesë, në Kongresin Shqiptar të Triestes, i organizuar nga shoku dhe rivali i tij Faik bej Konica.
 
Në korrik 1913 Fan Noli shkoi për herë të parë në [[Shqipëria|Shqipëri]] ku mbajti shërbesën e parë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në vend, më 10 mars 1914, në prani të [[Princ Vidi|princit Vilhelm zu Vid]], i cili kishte mbërritur në Durrës vetëm tri ditë më parë me një anije austro-hungareze. Në gusht 1914 Noli qëndroi për një farë kohe në Vjenë, por me afrimin e reve të zeza të luftës, u kthye në Shtetet e Bashkuara në maj 1915. Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli themeloi të përmuajshmen në anglishte ''The Adriatic Review'' (Revista e Adriatikut), që financohej nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për kauzën e saj. Gjashtë muajt e parë revista u botua nga Noli, ndërsa më 1919, këtë detyrë e mori në dorë [[Kostë Çekrezi|Kostandin Çekrezi]].