[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Vendosje e InfoBox-it
→‎Biografia: Shtova të dhëna të cilat nuk i përmbante teksti.
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 14:
 
== Biografia ==
Neritan Ceka, i biri i arkeologut të parë shqiptar, [[Hasan Ceka]], u interesua për arkeologjinë që fëmijë, kur shoqëronte të atin në ekspeditat arke-ologjike të Apollonisë. Pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Tiranës në vitin 1962, ai iu kush-tua plotësisht kërkimeve arkeologjike. Në vitet 1963-1964 gërmoi në kështjellën ilire të Rosujës në Tropojë; në vitin 1969 zbuloi varrin e pasur të Selcës së Poshtme dhe po atë vit filloi gërmimet disavjeçare në Belsh. Tërheqjen më të fortë e pati drejt qytetit të madh të Bylisit. Atje drejtoi ekspedi-tat në vitet 1978-1991, duke zbuluar teatrin, stadiumin, shëtitoret, gjimnazin dhe disa nga hyrjet dhe kullat e fortifikimeve të qytetit ilir. Në vitet 1992-1994 drejtoi ekspeditën e përbashkët shqiptaro-franceze në Apolloni, si dhe gërmimet në Butrint, ku u rikthye përsëri dy vitet e fundit. Që nga viti 1985 jep leksionet e Arkeologjisë Klasike në Fakultetin Histori-Filologji të Univer-sitetit të Tiranës. Ka dhënë leksione dhe konferenca shkencore në Gjermani, Angli, Itali, Francë, Austri, SHBA dhe në vende të tjera. Ka shkruar librin shkencor “Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme” (1985), si dhe një numër të madh artikujsh shkencorë mbi kërkimet e tij arke-ologjike. Që nga viti 1991 është zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Në biografinë e tij, gjithsesi duhet shkruar edhe gafin jo të vogël, kur më 28 mars 1989 mori pjesë në seancën solemne të kuvendit të Serbisë, në të cilin u glorifikua dhe u pezullua Autonomia e deriatëhershme e Kosovës. Ishte ky i vetmi zyrtar shqiptar nga të gjitha trevat e banuara me shqiptarë i cili festoi bashkë me serbët, ku në vendin e nderit rrinte ulur "kasapi i Ballkanit", Sllobodan Millosheviqi.
 
Që nga viti 1991 është zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Neritani është anëtarë i disa instituteve të arta shkencore si Këshillit Shkencor në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, Institutit të Arkeologjisë në Berlin, dhe Institutit të Kolde-ëay Gesellschaft në Gjermani