[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 35:
 
==Biografia==
U lind në dhjetor të 1889 në [[Galica (Vushtrri)|Galicë]] (asokohe pjesë e pesë bajrakëve të [[Drenica|Drenicës]]), i biri i Bejtes (Bejtullahut) dhe Sherifes së Kurt Selacit - nga martesa e parë e të atit kishte dy vëllezër, Seferin dhe Zenelin,<ref>{{Cite book|title=Shota dhe Azem Galica|last=Haxhiu|first=Ajet|publisher=8 nëntori|year=1982|isbn=|location=Tiranë|pages=6|oclc=255488782|ref=harvnb}}</ref> ndërsa të një barku kishte motrën Mihanën dhe vëllain e vogël, Ademin. Më 1906 në një revoltë lokale kundër Shemsi Pashës, mbeti i vrarë i zoti i shtëpisë, Bejta. Kjo ngjarje dhe ndeja ndër oda e burrëruan parakohe Azemin.
 
Më 1910 Azemi rroku armët për të marrë pjesë në [[Kryengritja e vitit 1910|kryengritjen e përgjithshme]] në [[Vilajeti i Kosovës|Vilajetin e Kosovës]].<ref>{{Harvnb|Haxhiu|1982|pages=7-8}}.</ref> Në vazhdë të kryengritjeve kundër regjimit xhonturk qe me drenicakët që shkuan pas [[Isa Boletini|Isa Boletinit]], përkrah të cilit luftoi në [[Komuna e Mitrovicës|Mitrovicë]] kundër ushtrisë serbe kur shpërtheu [[Lufta e Parë Ballkanike]],<ref name=":0">{{Cite book|title=Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës|last=Vlora|first=Syrja bej|authorlink=Syrja bej Vlora|publisher=Iceberg|year=2013|origyear=1921-1925|isbn=978-9928-4140-4-5|location=Tiranë|pages=238|trans_title=Osmanlı Sonrası Arnavutluk|translator=[[Ali Asllani]]}}</ref> në frontin e Podujevës dhe më pas në malet e Drenicës.<ref>{{Harvnb|Haxhiu|1982|page=25}}.</ref>
Rreshti 41:
=== Lufta Ballkanike ===
Pas qëndresës dimrin e 1912, u kap nga forcat serbe dhe u mbyll në kampin e [[Rudniku (Saraj)|Rudnikut]], katund afër [[Radisheva|Radishevës]]; pasi u arratis, i plagosur, e kapën sërish dhe e futën në burgun e Mitrovicës dhe mbas pak ditësh në kampin e Pozharevacit në Serbi së bashku me vëllezërit e tij. Pranverën e 1915 u arratisën dhe dolën në mal kaçakë, pasi u kthye shkoi në Klinë të Poshtme ku u takua me prindët e [[Shote Galica|Shotës]], ku vendosën për martesën. Dy javë më pas, Galicajt u rrethuan nga xhandarmëria serbe dhe pasi u gjuajtën, ngelën të vdekur dy vëllezërit e mëdhenj dhe iu bashkua Shota duke gjuajtur nga frëngjitë xhandarët serb.<ref>{{Harvnb|Haxhiu|1982|pages=27-28, 30-33}}.</ref>
 
=== Lufta e Parë Botërore: pushtim-administrimi austro-hungarez ===
Duke qenë se krahina e Drenicës ishte ndarë me vijë demarkacioni mes austro-hungarezëve dhe bullgarëve, veprimtaria kaçake e çetave të Azem Galicës lëvrinte sa në njërën, sa në tjetrën anë të kufirit. Kështu vazhdoi derisa u rrethuan një herë marsin e 1917 dhe u detyruan të gjenin strehë ndër bjeshkët mes Pejës e Istogut.<ref>{{Harvnb|Haxhiu|1982|pages=42-43, 45}}.</ref> Në vijim shkëmbyen zjarr me austro-hungarezët në [[Baja (Skënderaj)|Bajë]] dhe [[Llausha (Skënderaj)|Llaush]].<ref>{{Harvnb|Haxhiu|1982|pages=54-55}}.</ref>
 
Luftëtar i shquar popullor për çlirim e bashkim kombëtar, për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve [[1912]] - [[1924]]. Vdiq më 25/26 korrik 1924 në moshën 35 vjeçae. Varri i tij në shpellën “Quku që kërset”, 75 metra i thellë, mbetet i fshehur 47 vjet në saje të betimit të shokëve.<ref>Dr. Limon Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë (1918-1928), Instituti i Historisë së kosovës, Prishtinë 1981, faqe 222.</ref>.Në Golaj të Hasit më 1923-1924 Sali Morina u dha mësim luftëtarëve të lirisë Shote dhe Azem Galica.<ref>Çavolli Ibrahim:Sali Morina patriot e veteran i Arsimit."Mesuesi"23 maj 1979</ref>