Lazër Shantoja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
+
Rreshti 4:
| titulli = Dom
| emri i lindjës =
| ditëlindja = [[27 shtatorkorrik]] [[18921891]]
| vendlindja = [[Shkodra|Shkodër]], [[Vilajeti i Shkodrës]], [[Perandoria Osmane]]
| ditëvdekja = [[5 mars]] [[1945]]
| vendvdekja = [[Tiranë]], [[Qeveria Demokratike e Shqipërisë]]
| pseudonimi = Athanas Ziler, Omega, Liljan, D. L Sh, Lz. Sh, D. L. Sh., Po ay, Y, Ipsilon.
| nacionaliteti = Shqiptarshqiptar
| zhanri = Prozëpublicist, Poezipoet, Publicistikë, Përkthime.përkthyes
| webfaqja =
}}
Rreshti 21:
 
Lazër Shantoja lindi në Shkodër më 7 korrik 1891 (përmendet edhe 2 shtatori i 1892 si datë lindjeje), nga Kel dhe Luçe Blinishti.<ref name="PP">{{Cite book|title=Bio-bibliografi|last=Marku|first=Arben|publisher=Botime Françeskane|year=2005|isbn=9994369644|location=Shkodër|pages=18-19|trans_title=''Lazër Shantoja'', Vepra}}
</ref><ref name=":0">{{Cite book|title=Grupi "Ora e Maleve" dhe publicistika e tij|last=Çefa|first=Kolec|publisher=Gjergj Fishta|year=2013|isbn=9789928161215|location=Tiranë|pages=186, 189|ref=harvnb}}</ref> Te dorëshkrimi ''Shantojana - Histori e familjes Shantoja'' shkruan se origjinën familja e tij e ka nga Vjerdha e Vjetër, pranë fshatit [[Rragami (Shkodër)|Rragam]] të Shkodrës.<ref>{{Cite book|title=Vepra|last=Shantoja|first=Lazër|publisher=Botime Françeskane|year=2005|isbn=9994369644|editor-last=Marku|editor-first=Arben|location=Shkodër|pages=276-328}}</ref> Studimet fillore dhe ata të mesme i kreu pranë Seminarit Papnor të Etërve Jezuitë në vendlindje, më tej vijoi për teologji në Austri.
 
Më 1914 vizitoi [[Vjena|Vjenën]] për herë të parë, ndërsa vitin pasardhës u shugurua meshtar me 29 maj. Nisi të shkruante krijimet e para poetike në shqip, italisht, gjermanisht e esperanto, dhe filloi të përkthente. Më 1917 nisi shërbimin si famullitar në [[Pulaj]], [[Beltoja|Beltojë]], [[Velipoja|Velipojë]], [[Rrjoll]] dhe [[Sheldi|Sheldî]],<ref name="PP" /> ku madje hapi edhe shkollën e parë shqipe në atë vend.<ref name=":0" /> Më 1922 nisi punë si sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot [[Lazër Mjeda|Lazër Mjedjës]]. Më [[17 prill]] [[1923]] takoi në Vjenë, Kancelarin e Austrisë, Joseph Seipel.
 
Kur P. [[Anton Harapi]] nis punimin e botimin për të përkohshmen ''Ora e Maleve'', Dom Lazri qe ndër bashkëpunëtorët e tij të parë së bashku me [[Luigj Gurakuqi|Luigj Gurakuqin]]. P. Antoni më vonë shkroi: «''Kur kam nxjerrë gazetën s’kam pasë kênd me më ndihmue posë Dom Lazrit''»; në maj të 1924 dha dorëheqjen nga redaksia e së përkohshmes.<ref name="PP" /> Përkrahu shoqërinë "Bashkimi" dhe me rastin e varrimit të [[Avni Rustemi|Avni Rustemit]], qe ndër fjalimmbajtësit. Për arsye se ishte ndër mbështetësit, frymëzuesit dhe organizatorët e [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjes e qershorit]], me t'u kthyer në pushtet [[Ahmet Zogu]] me Triumfin e Legalitetit në dhjetor të 1924, u arrestua janarin e 1925.<ref name="PP" /> Mbas disa muajve burg u fal nga qeveria e [[Ahmet Zogu]]t dhe u largua për në [[Mbretëria Jugosllave|Jugosllavi]]. Me [[2 tetor]] [[1925]] prej Beogradit, kujton me një artikull prekës te ”''Liria Kombëtare''“ vrasjen e [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqit]]. Më [[1 shtator]] [[1926]] në [[Çetina|Cetinjë]] mori pjesë e mban ligjëratën në varrimin e Kapiten [[Mark Raka|Mark Rakës]], vdekur në rrethana misterioze në një aksident rrugor.
 
Më 1928 kaloi nga [[Mbretëria Jugosllave|Jugosllavia]] në Vjenë, [[Austria|Austri]]. Këtu filloi të botojë gazetën “''Ora e Shqipnisë''”, financuar nga [[Hasan Prishtina]]. Nga ndërrimi i shpejtë i gjendjes politike në Shqipëri, Shantoja doli prej atdheut dhe vajti në Zvicër si famullitar i fshatit Bienne, më tej në La Motte te kantonit Vaud nga 1932, ku qëndroi për pesëmbëdhjetë vjet dhe përsosi [[frëngjisht|frëngjishten]].
 
Pas [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimit të Shqipërisë]] më [[7 prill]] [[1939]], u kthye në gusht në Shqipëri. Pas pritjeve që iu bë mërgimtarit shumëvjeçar, mbajti meshë në [[Katedralja e Shën Shtjefnit|kishën katedrale]]. Më 28 shtator 1939 mbajti fjalimin me rasën e dorëzimit të Flamurit të Ri dhe po në atë vit u vendos bashkë me të ëmën në Tiranë. Në 12 mars 1940, Shantoja niset prej [[Napoli]]t për në [[Egjipti|Misir]],<ref name="PP" /> ku u takua me shqiptarët e atjeshëm, mbajti fjalime të shumta dhe ndikoi që në Kairo dhe Aleksandri të themelonte fashin e parë fashist shqiptar. Më 8 nëntor 1940 gazeta "Tomorri" boton artikullin për një miting të bërë në Shkodër ku Shantoja mbajti një fjalim të zjarrtë.<ref>{{Cite book|title=Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit|last=Juka|first=Gëzim H.|publisher=Reklama|year=2018|isbn=9789928440358|location=Tiranë|pages=49}}</ref>
Rreshti 34:
 
===Arrestimi dhe pushkatimi===
Në fundin e vitit 1944 Shantoja iku ndër malet e [[Sheldi]]sëSheldisë, ku dhe u zbulua nga forcat e ndjekjes dhe u arrestua në janar 1945.<ref name="PP" /> Akt-akuzën ia përpiloi prokurori Jonuz Mersini më 28/29 janar, mbas prokurorit Shantoja u shpreh se kërkonte pafajsinë. Më 31 janar u dha vendimi i e arrestuan nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar [[Esat Ndreu|Esat Ndreun]], antarë: Mustafa Iljazi e partizani Hysni Lame, prokuror [[Vaskë Koleci]], sekretar Shaban Kuçi: "''I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me pushkatim''." Gjatë paraburgimit në tortura e sipër ia thyen të katërta gjymtyrët.
 
Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë Usht. Tiranë. Me datën 9 shkurt 1945, në mbledhjen komisioni për zbulimin e kriminelëve të Luftës për Tiranën [[Jusuf Alibali]], deklaron si mbas akt-akuzës: Deklaruesi (Jusuf Alibali) d.v. Komisioni hetimor: ''J. Alibali d.v.'' "''Vendimi u ekzekutue në Tiranë, me datën 5 mars 1945''."<ref>{{Cite book|title=Një monument nën dhé|last=Radovani|first=Fritz|publisher=Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci|year=2004|isbn=9789539917430|location=Melbourne|pages=}}</ref>
 
U pushkatua së bashku me Sulçe beg Bushatin në rrethinat e Tiranës, pas ekzekutimit u thirr P. [[Viktor Volaj]] për t'i kryer shartet e vdekjes, duke qenë kështu edhe njeriu i fundit që pa kufomën e martirit.<ref name="PP" />
 
== Shkrime, përkthimeVepra ==
[[Skeda:Vepra+L.Shantoja.jpg|thumb|left|Përmbledhja publicistikës së L.Shantojes]]
Vepra e Shantojës shtrihet më së shumti në lëmin publicistik, ku botoi artikuj studimor, kulturor e ironik, fejtona, poezi të vetat apo të përkthyera. Vepra e tij e shpërndarë ndër të përkohshmet e shumta u mblodh dhe botua nën përkujdesjen e Arben Markut më 2005.
Filloi përkthimet dhe botimet e para u shfaqën te “Lajmtari i zemrës s’Jezu Krishtit”, “Kalendari i veprës pijore”, etj. Botoi “''Për natë kazanash''”, përmbledhje me lojra, kashë e lasha e proverba. Më [[20 shkurt]] [[1924]] del prej shtypit përkthimi i tij “Shjor Puci”. Në fshatin zviceran filloi të përkthejë Wilhelm Tell-in e Faust-in. Asokohe në Shqipëri Kumbona e së Dielles, Cirka, Illyria etj. shtypnin pa pushim artikujt e përkthimet e Dom Lazrit. Në 1936 e përkohshmja ''LEKA'' botoi Hermandin e Dorothenë e Goethes, përkthyer prej Dom Lazrit.
 
=== Publicistikë ===
Në pesë tingëllimet “Zog Mali” të nëntitulluara “''Duhija''”, “''Lamtumirë''”, “''Mërgimi''”, “''Kështjelli''” dhe “''Barija''” autori, siç duket, parafytyron alegorisht vuajtjet e rrepta që pëson shqiptari, i cili gjen prehje vetëm në soditjen e një kështjelle, lavdi e kohës së kaluar. Origjinaliteti Shantojës shprehet në vargjet satirike plot ironi e sarkazëm që u botuan në shtyllën ''Ora ndër valle'' t'Ores së Maleve. Në prozë kemi një radhë shkrimesh nën titullin “Kodra mbas bregut” të botuara në të përkohshmen “Cirka”. Ato janë një prodhim letrar pothuaj “''sui generis''” në shqip, me të cilat autori në një gjuhë popullore të gjallë e argëtuese vihet së largu në përpjekje me doket dhe jetesën tipike shqiptare, sidomos kur thekson kontrastin e mentalitetit të vjetër me atë të të rinjve.<ref name="DNU">Dr. Dom Ukgjini N., "Dom Lazër Shantoja (1892-1945) - Shkrimtar origjinal në poezi dhe në prozë"</ref>. Në pikëpamjen estetike vepra e tij paraqet një interes sepse në të jetojnë natyrshëm tendencat e letërsisë bashkëkohore të fillimeve të shekullit XX, sidomos gjejmë gjurmët e asaj franceze dhe gjermane. Ironia dhe sarkazma e fortë e afrojnë në publicistikë me autorë si [[Karl Kraus]]-i dhe [[Kurt Tuchosky]], forca e të cilëve tundi me rrënjë Vjenën dhe Berlinin e gjysmës së parë të '900-ës.
Më 1914 botoi në gjuhën esperanto artikullin "La albana lingue" në revistën ''Esperanto'' nr. 2. Ishte esperantisti i parë shqiptar, cilësuar Cuk Simoni, përkthyesi i Pinokut dhe esperantist po ashtu. Botoi përmbledhjen popullore "Për natë kazanash" (1919), studimin "Grueja" (1922), monologu "Peshku në det e tava në zjarm (1927), interpretuar nga shoqëria artistike "Bogdani".
Poezia e tij ka notat e pesimizmit kozmik leopardian, kurse rrëfimi i shtruar e i ëmbël me thekse baritore e afron me një Chesterton. Gjithsesi tek ai ndihet e gjallë qenja shqiptar e stili i tij origjinal.<ref name="AN">Ndreca A., "Toni i publicistikës së Lazër Shantojës", Telegraf. - Nr. 52, 5 mars, 2010, f. 20 - 21.</ref>
 
Bashkëpunoi me revistat e kohës, si: ''Lajmtari i zemrës s'Jezu Krishtit,'' ''Kalendari i Veprës Pijore''; më pas bëhet ndër bashkëpunëtorët më aktiv, një nga firmat kryesore dhe redaktor i fletores ''Ora e Maleve''. Në mërgimin pas dështimit të Lëvizjes së qershorit bashkëpunon me ''Liria kombëtare'' që botohej në Gjenevë dhe më 1928 me ndihmën e Hasan Prishtinës botoi të përkohshmen e tij ''Ora e Shqypnìs'' si vazhdim i opozitares ''Ora e Maleve.'' Më tej me të përkohshmen ''Illyria, Cirka, LEKA, Kumbona e së diellës, Shkëndija''.
Shkrimet e Shantojës mbetën të shpërndara ndër gazeta e revista, por u përmblodhen e u botuan në [[2005]] nën kujdesin e botimeve françeskane në "Vepra, Lazër Shantoja".
 
=== PërkthyesPoezi ===
Më 22 dhjetor 1915 botoi tingëllimin "Çinarët" dhe më tej "Prifti i malsisë", "Kanga e Paqes, "Hasan Riza Pasha". Më 1927 poemthin dramatik "Kuvendi i dëshmorve", më 1934 në mërgim shkruan dhe boton ciklin e tingëllimeve "Për një puthje të vetme".
 
=== Përkthime ===
Përkthimi i kryeveprave poetike gjermane është fusha në të cilën Shantoja derdhi një zotësi të konsiderueshme. “Kumbona” e Schiller-it dhe “Flutura” qenë sprovat e tij të para në lëmin e përkthimit. Në vitin 1935 nisi të botojë në të përkohshmen “Leka”, [[Hermandi e Dorothea|Hermandin e Dorothean]], një poemth të cilit i dha shpirt e natyrë thjesht shqipe, megjithë vështirësitë që jep përdorimi i njëmbëdhetrrokshit në shqip.
Që kur ishte xhakua përktheu më 1915 [[Heinrich Heine|Hajnen]] ("Shtegtimi n'Kevlar, poezi), pasi u shugurua vijoi me Jankowski-n ("I burgosuni dhe flutura"), [[Oscar Wilde|Wilde]] ("Vigani egoist"), [[Friedrich Schiller|Schiller]] ("Kânga e kumbonës"), Jørgensen ("Fija prej së naltit", parabolë/alegori), Leidh ("Kishëza në mal"), [[Alfred de Musset|De Musset]] ("T'biin n'mênd"), Friedrich Wilhelm Weber ("Kaq shpejt dimen!", "Kumonët e mrames"), Immermann ("I harruem"). Më 1942 i rikthehet Fontanelli ("Vargje për nji vashë të vdekur" nga libri ''Pensar di lei''), [[Giacomo Leopardi|Leopardi]] ("Silvjes", "Të pambaruemit", "Qetija mbas duhís", "Trumsaku vetmitar", "Mêndimi zotnues", "E shtundja e katundit", "Jeta vetmitare", "Aspasia", "Përkujtimet", "Vetvetes"), D'Annunzio ("Shiu në halishtë"), [[Goethe]] ("Hermandi dhe Dorothea" botuar te ''LEKA'' më 1938, "Fausti" Pjesa I, botuar te ''Shkëndija,'' 1940 dhe ''[[Hylli i Dritës]],'' 1944).<ref>{{Harvnb|Çefa|2013|pages=186, 197-199}}.</ref>
 
Dom Lazri dha kontributin e vet të lartë në letërsinë e përkthyer shqipe me përkthimin e kryeveprës goethiane “Faust”. Ai dha dëshminë se edhe gjuha shqipe, me anën e një pende të vaditur, mund të shprehë mendime të thella filozofike.<ref name=DNU /> Ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë shqiptarë të kohës, Shantoja ka njohur mjaft mirë letërsinë bashkëkohore europiane e prej saj ka çmuar shkrimtarë jo fort familjarë për ambjentin e tij natyror; ndër këta mund të permendim: Keats, Shelley, Heine, Wilde, Gautier, Munthe etj.
 
Ky horizont i hapur që kishte ndaj letërsisë botërore bëri që Shantoja të ishte krejt i veçantë dhe i ndryshëm prej poetëve e shkrimtarëve të tjerë të kohës së vet. Përkthimet e tij përbajnë një pasuri të veçantë për traditën shqiptare. Ndër autorë që i kanë tërhequr vemendjen përmendim: Schiller, Goethe, De Musset, F. W. Weber, Heine, Wilde, Immermann, Giannini, Leopardi, Parini, etj.
 
Fausti dhe Hermandi e Dorotheja të Goethes së bashku me Kumbonën e Schillerit janë kryeveprat që Shantoja ka ditur të përkthejë me një mjeshtëri të pashoqe. Nuk mbesin mbrapa as poezitë e [[Leopardi]]t që i përktheu dhe i botoi në vitet '1940. Duket se asokohe pesimizmi kozmik i poetit italian e kishte mbërthyer, ndoshta si parandjenjë e fundit të vet tragjik.
 
Shantoja nuk mundi ta botojë të plotë përkthimin e Faustit, versioni përfundimtar i të cilit deri tash nuk është gjetur. Por prej pjesëve që kemi në dorë, duke i krahasuar me përkthimet e mjeshtrave të tjerë të mëdhej, kuptojmë se sa i çmuar ka qenë ai Faust dhe se sa bukur tingëllonte shqip.<ref name="Y">Botuar i plotë tek “Hylli i Dritës”, n. 2, 2009</ref>
 
== Stili, gjuha dhe estetika ==
 
Dom Lazër Shantoja përgjithësisht ka stil popullor të rrjedhshëm dhe dinamik. Shprehja e tij priret drejt një gjuhe më të përbashkët që përdorën shkrimtarët e rinj gegë në kohën kur ai jetoi. Kultura e Dom Lazrit, që bazën e kishte në klasicizëm, u pasurua për hir të gjuhëve moderne, si gjermanishtja, frëngishtja dhe italishtja, të cilat i njihte fare mirë dhe i zhfrytëzonte me përfitim të plotë.<ref name=DNU />
 
Estetika e Shantojës e ka themelin te klasikët e letërsisë gjermane, Schiller e Goethe, ndërsa shumë shfrimeve lirike të tija ua gjejmë gurrën tek autorë bashkëkohorë që ai ka njohur e ka çmuar. Megjithatë, thelbi i artit të tij mbetet e bukura që na përcjell drejt amëshimit dhe ideja se jeta pa të është një përpjekje e kotë për të zgjatur një vuajtje të shkurtër.
Kthimi i shpirtërave në shpirtëra të bukur ishte ëndrra e Shantojës, por e parë në një kontekst e në rrethana krejt të tjera prej atyre të romanticizmit europian. Megjithatë, edhe ideja e veprimit konkret dhe shndërrues nepërmjet artit dhe të bukurës e Shantojës kujton etjen e romantikëve për të përmbytur e për të ndërtuar. Në një këndvështrimin estetik dhe lirik Shantoja donte të zhdukte brenda njerëzve zbrazëtinë, në mënyrë që të ndërtonte të bukurën në vend të saj, duke i kujtuar lexuesit se e bukura nuk është fryt i lëndës, por i shpirtit.<ref name="Y" />
 
== Referencat ==
{{reflist|2}}
 
== Lidhje të jashtme ==
* [http://albanovaonline.info/index.php?option=com_content&task=view&id=692&Itemid=59 Lazër Shantoja, "Çka do t’jèt Shkodra?"]
* [http://albanovaonline.unishk-history.com/index.php?option=com_content&task=view&id=111&Itemid=58 Kur botën mundet me e shelbue vetëm "e bukura"]
* [http://albanovaonline.info/index.php?option=com_content&task=view&id=389&Itemid=58 Publiçistika e Dom Lazër Shantojës dhe nyjet e pazgjidhura të historiografisë shqiptare]
* [http://albanovaonline.info/index.php?option=com_content&task=view&id=529&Itemid=58 Pjetër Pepa, "Lazër Shantoja (1891-1945)"]
* [http://albanovaonline.unishk-history.com/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=529 Dosja]
* [http://storico.radiovaticana.org/alb/storico/2010-03/362040_don_dom_lazer_shantoja_martir_pushkatuar_nga_komunizmi.html Dom Lazër Shantoja martir, pushkatuar nga komunizmi]
* [http://tribunashqiptare.com/news/133/ARTICLE/3355/2010-01-25.html Fritz Radovani]
* [http://tribunashqiptare.albemigrant.com/dossier2.php Yjet e kombit nuk shuhen me ujë... e, as nuk mbulohen me baltë!]
 
[[Kategoria:Lindje 1892]]