[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Nëntor → nëntor duke përdorur AWB
vNo edit summary
Rreshti 2:
'''Kujtim Laro''' (1947-2004) u lind në maj të vitit 1947 në qytetin e Vlorës. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1970 në Institutin e Lartë të Arteve, më vonë shërbeu si pedagog për shumë vjet në Akademinë e Arteve. Ka punuar edhe si drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë. Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë. Kompozitori Kujtim Laro ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj. Në kujtesën e shqiptarëve ai mbahet mend më së tepërmi si kompozitor filmash. Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si “I teti në bronz”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “nëntori i dytë”, “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Partizani i vogël Velo”, “Fletë të bardha” etj. Krijimi i tij i fundit ka qenë muzika e filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”. U nda nga jeta në vitin 2004.
 
{{DEFAULTSORT:Laro, Kujtim}}
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Kompozitorë shqiptarë|Laro, Kujtim]]
[[Kategoria:Lindje 1947]]
[[Kategoria:Vdekje 2004]]