[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Laver Bariu''' - Artist i popullit. Lindur në Përmet me 2 Maj 1929. Personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare si muziktar popullor në gërnetë dhe si këngëtar. Themel...
 
No edit summary
Rreshti 4:
 
Gjatë kësaj periudhe kohore, sazet kanë pësuar disa riorganizime strukturore të cilat kanë reflektuar para së gjithash orientimin artistik të krijuesit të tyre, Usta Laverit. Në vitin 1951 ato përbëheshin nga një gërnetë, dy llahuta, dy fisarmonika, për të ardhur në formacionin e tij të qëndrueshëm të vitit 1976 (e deri më sot), të përbërë nga gërneta, një llahutë, një fisarmonikë, def dhe violinë. Ato janë konceptuar edhe si saze klasike, pra që vetë interpretojnë në vegla dhe vetë këndojnë, por dhe si formacion shoqërues i këngëtarëve të tjerë popullorë. Nga kjo pikëpamje është shumë e vështirë që të dallosh personalitetin e Usta Laverit si interpret (gërnetar e këngëtar) dhe krijues i shumë stilemave aq të njohura sot nga muzika popullore përmetare. Këtu përfshihen me dhjetra hyrje këngësh, kaba, valle dhe mjaft riinterpretime të pjesëve të repertorit të vjetër të Sazeve të Përmetit. Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo ku kanë shkuar si “Bilbilat e Përmetit”. Meritë kryesore e këtyre sazeve është se formuan edhe një tjetër identitet të këngës popullore të Toskërisë: këngën popullore përmetare. Usta Laveri ka qenë për gjithë këtë periudhë mësuesi më i mirë i shumë gërnetaxhinjve të tjerë popullorë të qytetit të Përmetit, por dhe të fshatrave, të cilët kanë mësuar prej tij abc-në e gërnetës popullore përmetare.
 
Ai mund të cilësohet si i fundit prej Ustallarëve të traditës së madhe të sazeve të Shqipërisë së Jugut. Sazet e Usta Laverit janë formacioni më i kompletuar i Sazeve të Jugut për periudhën ndërmjet viteve 1950-1990. Ndër këngëtarët më të spikatur që kanë kënduar së bashku me sazet e Usta Laverit përmendim: në vitet ’50 Behije Roçin, Qemal Ponoçin, Aliun (i thirrur Babaçja) etj.; në vitet ’60 Jorgo Çulli dhe Ilia Nasi, vëllezërit Sulejman Lame-“Artist i Merituar” dhe Xhelal Zeqiri, Viron Tanellari; në vitet ’70 “Artisti i Popullit” Mentor Xhemali, Ylli Zeqiri; në vitet ’80 Ardiana Daci, Robert Tralo, Drini Kanani etj; në vitet ’90 Vaskë e Dhimitër Curri, Donika Pecollari, Anastas Naqe, Luljeta Ilia, Evgjeni Çulli etj. Në vitin 1977, së bashku me Çobanin dhe Mentor Xhemalin, interpretojnë dhe regjistrojnë të gjitha materialet muzikore të filmit “Gjeneral gramafoni”, me regji të Viktor Gjikës. Në vitin 1989, Usta Laveri bëhet protagonist i filmit dokumentar muzikor të kinostudios “Shqipëria e Re”, “Këngët e zemrës”, me regji të Todi Bozos. Në Prill të vitit 1994 realizojnë C.D. me muzikë popullore, në bashkëpunim me një shoqëri angleze dhe C.D-në tjetër e realizojnë në Greqi. Një tjetër C.D me mbishkrimin “Laver Bariu dhe valle dasmash” është realizuar në Australi në vitin 1995 nga “Fezollari Productions AUSTRALIA”. Aktiviteti muzikor i këtyre sazeve vazhdon ende. Debutimi më i fundit i tyre ishte pjesmarrja në F.F.K Gjirokastër 2000. Në Mars të 2001, për meritat e tij dekorohet nga presidenti i republikës me urdhërin “Mjeshtër i madh i punës”. Në vitin 2001, me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, Usta Laveri u shpall “Qytetar nderi” i Përmetit, krahas Vëllezërve Frashëri, Odhise Paskalit dhe Mentor Xhemalit. Regjistrimet kryesore muzikore i kanë pranë Radio-Tiranës, Televizionit Shqiptar dhe Institutit të Kulturës Popullore.