Lazër Shantoja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 18:
== Biografia ==
 
Leu më 7 korrik 1891 (përmendet edhe 2 shtatori i 1892 si datë lindjeje), nga Kel Shantojës dhe Luçe Blinishti.<ref name="PP">{{Cite book|title=Bio-bibliografi|last=Marku|first=Arben|publisher=Botime Françeskane|year=2005|isbn=9994369644|location=Shkodër|pages=18-19|trans_title=''Lazër Shantoja'', Vepra}}
</ref><ref name=":0">{{Cite book|title=Grupi "Ora e Maleve" dhe publicistika e tij|last=Çefa|first=Kolec|publisher=Gjergj Fishta|year=2013|isbn=9789928161215|location=Tiranë|pages=186, 189|ref=harvnb}}</ref> Te dorëshkrimi ''Shantojana - Histori e familjes Shantoja'' shkruan se origjinën familja e tij e ka nga Vjerdha e Vjetër, pranë fshatit [[Rragami (Shkodër)|Rragam]] të Shkodrës.<ref>{{Cite book|title=Vepra|last=Shantoja|first=Lazër|publisher=Botime Françeskane|year=2005|isbn=9994369644|editor-last=Marku|editor-first=Arben|location=Shkodër|pages=276-328}}</ref> Studimet fillore dhe ata të mesme i kreu pranë Seminarit Papnor të Etërve Jezuitë në vendlindje, më tej vijoi për teologji në [[Perandoria Austro-Hungareze|Austri]].
 
Më 1914 vizitoi [[Vjena|Vjenën]] për herë të parë, ndërsa vitin pasardhës u shugurua meshtar me 29 maj. Nisi të shkruante krijimet e para poetike në [[Gjuha shqipe|shqip]], [[Gjuha italiane|italisht]], [[Gjuha gjermane|gjermanisht]] e [[esperanto]], dhe filloi të përkthente. Më 1917 nisi shërbimin si famullitar në [[Pulaj]], [[Beltoja|Beltojë]], [[Velipoja|Velipojë]], [[Rrjoll]] dhe [[Sheldi|Sheldî]],<ref name="PP" /> ku madje hapi edhe shkollën e parë shqipe në atë vend.<ref name=":0" /> Më 1922 nisi punë si sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot [[Lazër Mjeda|Lazër Mjedjës]]. Më [[17 prill]] [[1923]] takoi në Vjenë, Kancelarin e Austrisë, Joseph Seipel.
 
Kur P. [[Anton Harapi]] nis punimin e botimin për të përkohshmen ''Ora e Maleve'', Shantoja qe ndër bashkëpunëtorët e tij të parë së bashku me [[Luigj Gurakuqi|Luigj Gurakuqin]]. P. Antoni më vonë shkroi: «''Kur kam nxjerrë gazetën s’kam pasë kênd me më ndihmue posë Dom Lazrit''»; në maj të 1924 dha dorëheqjen nga redaksia e së përkohshmes.<ref name="PP" /> Përkrahu shoqërinë "Bashkimi" dhe me rastin e varrimit të [[Avni Rustemi|Avni Rustemit]], qe ndër fjalimmbajtësit. Për arsye se ishte ndër mbështetësit, frymëzuesit dhe organizatorët e [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjes e qershorit]], me t'u kthyer në pushtet [[Ahmet Zogu]] me Triumfin e Legalitetit në dhjetor të 1924, u arrestua janarin e 1925.<ref name="PP" /> Mbas disa muajve burg u fal nga qeveria e [[Ahmet Zogu]]t dhe u largua për në [[Mbretëria Jugosllave|Jugosllavi]]. Me [[2 tetor]] [[1925]] prej Beogradit, kujton me një artikull prekës te ”''Liria Kombëtare''“ vrasjen e [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqit]]. Më [[1 shtator]] [[1926]] në [[Çetina|Cetinjë]] mori pjesë e mban ligjëratën në varrimin e Kapiten [[Mark Raka|Mark Rakës]], vdekur në rrethana misterioze në një aksident rrugor.