[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 92.53.39.129) dhe riktheu rishikimin 1852737 nga Tiimiii
Rreshti 11:
| webfaqja =
}}
Drin'''Zef HaskajSerembe''' ([[it.]]: ''Giuseppe Serembe'') lindi më [[6 mars]] të vitit [[1844]] në [[Strigari]] (it.: ''San Cosmo Albanese'') të [[Provinca e Kozencës|krahinës së Kozencës]], ishte poet lirik [[Arbëreshët|arbëresh]]. Studioi në Kolegjin e Shën Adrianit në [[Shën Mitri (Itali)|Shën Mitri]]n ku pati mësues [[Jeronim de Rada|De Radën]], me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes. <ref>{{cite book|last1=Hamiti|first1=Sabri|title=Letërsia Romantike Shqipëtare|date=11/12/2017|publisher=MASHT}}</ref>
 
Ra në dashuri në moshë të re me një bashkëfshatare të tij, e cila më vonë u shpërngul familjarisht në [[Brazil]] dhe vdiq pak kohë pasi kishte arritur aty. I pushtuar nga kjo humbje ai mori detin për në Brazil në vitin [[1874]] në kërkim të një jete të re si dhe me mendimin të gjente të paktën atje varrin e saj. Me ndihmën e një letre-porosi nga [[Elena Gjika|Dora d`Istria]], ai u prit në oborrin perandorak të [[Dom Pedro II]]. Pas një dashuriçke këtu, ai u kthye në [[Evropa|Evropë]], i zhgënjyer e i pikëlluar nga jeta e oborrit. Me kthimin e tij më [[1875]] ai pësoi edhe një kthesë tjetër fati edhe më të keqe. Atij iu vodhën te gjitha paratë që kishte, me sa duket në portin e [[Marseille|Marsejës]]. Iu desh të kthehej në këmbë për në [[Itali]] dhe thuhet se gjatë rrugës humbi shumë dorëshkrime. Në [[Livorno]] [[Dhimitër Kamarda]] e pajisi me një biletë treni për pjesën e mbetur të rrugës për në Kozencë. Hidhërimi dhe depresioni kohor ose forma të tjera të çrregullimit mendor apo shpirtëror e shoqëruan atë gjithnjë dhe e kthyen atë në një vetmitar dhe njeri të pasigurt. Në vetminë e tij ndjenjësore, Italia u bë për të gjithnjë e më tepër dheu i huaj. Në vitin [[1866]] ai shikoi ngulimet arbëreshe në [[Sicili]], te [[Hora e Arbëreshëvet|Hora e Arbëreshëve]], duke u lidhur më tepër me zakonet, me [[folklori]]n, me të folmet e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve. Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar. Gjatë këtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo që shkonte, si një poet popullor. Disa prej këtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore. Në vitin [[1893]] udhëtoi për në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|Amerikë]], ku jetoi për dy vite.