[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Jagodinë
Rreshti 34:
Roskoveci ka një popullsi që jeton në këto toka prej shumë kohësh. Roskoveci njihet qysh prej kohëve më të hershme si qendër e banuar. Ngujimet e zbuluara arkeologjike dhe, sidomos kishtare, flasin për një popullim dhe zhvillim domethënës të paktën që prej shekullit 12-të pas Krishtit të kësaj treve. "Pazari i Roskovecit" është toponimi më i hasur dhe më popullori në të gjithë zonat shqipfolëse, jo vetëm për hershmërinë e zhvillimit të këtij tregu mbarëkombëtar, por dhe për madhësinë e konsiderueshme të marrëveshjeve financiare dhe juridike të lidhura në këtë qytet në ditët e zhvillimit të "pazarit". Jo më kot, ngrehinat më të vjetra të qytetit, një pjesë e të cilave mbijetojnë dhe sot, janë të njohura si ngrehina tregtare. Zhvillimi si qendër tregtare i Roskovecit ka ecur natyrshëm për shkak te vendndodhjes se tij ne kryqëzim te udhëve të rëndësishme të kohës si : Vlore-Fier-Berat, me herët, pranë udhës "Egnatia", degëzimi më i rëndësishëm i së cilës zbriste deri në Roskovec. Banorët e qytetit dhe të zonave përreth kanë ditur të shfrytëzojnë me zgjuarsi këtë vendndodhje jo vetëm për tregtinë e produkteve bujqësore-blegtorale, por edhe për tregtimin e orëve, argjendit dhe arit, saqë Roskoveci për një periudhë kohe të caktuar, ka qenë "bursa" formale e Shqipërisë për arin dhe argjendin dhe ka diktuar edhe çmimin e këtyre produkteve në tregun kombëtar.
 
Qyteti mori një zhvillim më te madh me ardhjen e banorëve të fshatrave të [[Jagodinë (Fier)|Jagodinës]], për shkak të ngritjes së argjinaturës së Lumit Seman, si dhe të banorëve nga fshatrat Matke dhe [[Kurjan]]. Gjithashtu, në periudhën e zhvillimit të vrullshëm të Roskovecit në vitet '60-të pati ardhje nga zonat e Mallakastrës dhe të Labërisë.
Fiset më të mëdha për nga numri, sipas radhës, janë : Çepelet, Kolanjakët, Gogat, Hajdinët,Camet etj. Të gjitha fiset, banorë të qytetit të Roskovecit, kanë jetuar në një harmoni perfektë në këtë qytet. Gjithashtu duhet përmendur prania e një popullsie rome shumë mirë të integruar me pjesën tjetër të qytetit.