Dallime mes rishikimeve të "Republika Çeke"

222 bytes added ,  2 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
v
Etiketa: përpunim burimi 2017
'''Çekia''' (çekisht: ''Česko''), zyrtarisht '''Republika Çeke''' (çekisht: ''Česká republika''), është një vend pa dalje në det në Evropën Qendrore që kufizohet nga [[Gjermania]] në perëndim, [[Austria]] në jug, [[Sllovakia]] në lindje dhe [[Polonia]] në verilindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është [[Praga]]. Republika Çeke përfshin territoret historike të Bohemisë, Moravisë dhe Silezisë Çeke.
 
Shteti çek u formua në fund të shekullit të 9-të, si Dukata e Bohemisë nën Perandorisë së Madhe Moraviane. Pas rënies së Perandorisë në vitin 907, qendra e pushtetit u transferua nga Moravia në Bohemi nën Přemyslidët. Në vitin 1004, Dukata u njoh zyrtarisht si pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake, duke u bërë Mbretëria e Bohemisë në vitin 1212, dhe duke arritur shtrirjen e saj më të madhe territoriale në shekullin e 14-të. Mbreti i Bohemisë sundonte jo vetëm Boheminë, por edhe zona të tjera, të cilat së bashku formonin të ashtuquajturën Kurorë të Bohemisë, dhe ai kishte një votë në zgjedhjen e Perandorit të Shenjtë Romak. Në luftërat Hussite të shekullit të 15-të yhvilluaraar nga Reformimi Bohemian, mbretëria u përball me embargo ekonomike dhe mundi pesë kryqëzata të shpallura nga udhëheqësit e Kishës Katolike Romake dhe të organizuara kryesisht nga perandori dhe prijësit e [[Perandoria e Shenjtë Romake|Perandorisë së Shenjtë Romake]].
 
Pas Betejës së Mohács në vitin 1526, e gjithë Kurora i Bohemisë u integrua gradualisht në [[Monarkia Habsburge|Monarkinë Habsburge]] së bashku me Arkdukatën e Austrisë dhe Mbretërinë e Hungarisë. Revolta Bohemiane Protestante (e viteve 1618-1620) kundër [[Dinastia Habsburg|Habsburgëve]] katolikë, çoi në [[Lufta Tridhjetëvjeçare|Luftën Tridhjetëvjeçare]], pas së cilës monarkia konsolidoi sundimin e saj, riimponoi katolicizmin, dhe miratoi një politikë të gjermanizimit gradual. Me shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806, Mbretëria Bohemiane u bë pjesë e Perandorisë Austriake dhe gjuha çeke provoi ringjalljen e saj si pasojë e nacionalizmit përhapur romantik. Në shekullin e 19-të, tokat çeke u bënë fuqia industriale e monarkisë dhe më pas ishin bërthama e [[Çekosllovakia|Republikës së Çekosllovakisë]], e cila u formua në vitin 1918, pas rënies së Perandorisë Austro-Hungareze, pas [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]].
 
Çekosllovakia u pushtua nga Gjermania në [[Lufta e Dytë Botërore|Luftën e Dytë Botërore]], dhe u çlirua në vitin 1945 nga forcat sovjetike dhe amerikane. Shumica e banorëve gjermano-folës u dëbuan pas luftës dhe në këtë mënyrë vendi humbi pakicën e tij të madhe dhe karakterin e tij dygjuhësh. Partia Komuniste e Çekosllovakisë fitoi zgjedhjet e vitit 1946. Pas grushtit të shtetit, të vitit 1948 Çekosllovakia u bë një shtet komunist një-partiak nën ndikimin sovjetik. Në vitin 1968, rritja e pakënaqësisë ndaj regjimit arriti kulmin në një lëvizje reformiste të njohur si Pranvera e Pragës, e cila përfundoi në një pushtimin e udhëhequr nga sovjetikët. Çekosllovakia mbeti e pushtuar deri në Revolucionin e Kadifenjtë të vitit 1989, kur regjimi komunist u rrëzua dhe një republikë parlamentare shumëpartiake u formua. Më 1 janar 1993, Çekosllovakia u shpërbë në mënyrë paqësore, që çoi krijimin e dy shteteve të pavarura të Republikës Çeke dhe [[Sllovakia|Sllovakisë]].
 
Republika Çeke është një vend i zhvilluar me një ekonomi të avancuar, me të ardhura të larta dhe standard të lartë jetese. Republika Çeke gjithashtu renditet si vendi i 10-të më paqësor. Ajo është anëtare e Kombeve të Bashkuara, [[Bashkimi Evropian|Bashkimit Europian]], [[NATO]], OECD, OSBE dhe Këshillit të Europës.
 
== Historia ==
Anonymous user