[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 188.172.110.57 (diskutimet) në versionin e fundit nga Cyrus noto3at bulaga.
Etiketa: Rollback
Rreshti 145:
Deri sa njeriu i shtëpisë t’i thtë se ia bën hallall, Lugati vjen kurdoherë natën dhe shqetëson njerëzit duke u ankuar. Tregojnë se një herë zuri dashuri në një vajzë, së cilës i shkonte natën dhe e stoliste me rroba të mira e me gjerdane. Kur e morën vesh prindërit, e cuan vajzën në një fshat tjetër, po Lugati e ndoqi edhe aty. Atëherë thirrën një hoxhë, i cili e këndoi, duke e mërguar Lugatin në një tjetër vend. Në një fshat tjetër, Lugati vente natën në një shtëpi të këtij fshati, hapte dyert dhe bënte dëme.
 
Atëherë të zotëte e shtëpisë thirrën priftin, i cili u that ë bëjnë një kulac, ta mbështjellin me një pëlhurë të bardhë dhe ta varin te pragu i derës. I porosity që aty të varnin edhe një bastun, dhe të mbërthenin në të gjitha dyert lloj-lloj letrsh të bardha, të kuqe, të verdha, të zeza etj. Natën erdhi Lugati, mori kalucinkulaçin, e co-rri pëlhurën edhe një letër dhe shkoi. Që atëherë s’u duk më. Atëherë i morën letrat dhe një e hodhën në udhëkryq, një në një mulli të shkretë, një tjetër që ta hanin egërsirat dhe tjetër në vreshtë.
 
Në veriun e Shqipërisë Lugatit i mveshin zënjën e hënës: Lugetërit hanë hënën dhe prandaj malësorët qëllojnë me pushkë në drejtim të saj kur ajo zihet. Për ta zhdukur Lugatin, është zakon që të nxjerrin kufomën nga varri dhe ta djegin. Ndër Shqiptarët e Strugës, ku Lugati mund të marrë edhe trajtën e një plëndësi, përdoret një mënyrë tjetër vrasjeje: ai përvëlohet me ujë të valuar. Sipas tyre, Lugatin mund ta pikasin vetëm qentë që kanë katër sy, dy aty ku i kanë të gjithë qentë, dhe dy të pavërejtshëm në vetulla.