[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
+
Shtova disable gjera te cilat nuk permendeshin
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
{{joref}}
{{pp}}
'''Penelopa''' ({{lang-el|Πηνελόπεια, Πηνελόπη}}. {{lang-la|Penelope}}) -'Kthimi ei Odisese" me shpresen qe nje site do the kthehej me shtepi. bija e Ikariut, mbretit të Akarnanisë dhe e gruas së tij, Periboa, bashkëshortja e mbretit Odise.
[[Skeda:Francesco Primaticcio 002.jpg|thumb|250px]]
Sot e kësaj dite jeton në ndërdijen e njerëzimit si shembull i shkëlqyeshëm i dashurisë dhe i besnikërisë bashkëshortore. Në Greqi ka qenë poashtu proverbiale edhe për shkak të dinakësisë së vet. Me Odiseun u martua me dashuri. I ati i saj ia dha për paj mbretërisë së vet Itakën dhe ujëdhesat fqinje. Fati nuk i ka shërbyer që me Odiseun të jetojë e lumtur dhe e kënaqur. Pasi u lindi i biri Telemaku, Odiseu qe i detyruar të shkojë në luftën e Trojës. Kjo luftë zgjati dhjetë vjet e pastaj vazhduan edhe dhjetë vjet, deri sa pas shumë vuajtjeve nuk u kthye në shtëpi. Gjatë tëre kësaj kohe Penelopa besonte thellë se Odiseu do t'i kthehet me fat, dhe në këtë besim nuk e ka luhatur as ajo që shumë prej njerëzve i sillnin lajmet të bindëshme për vdekjen e tij.
 
[[File:Penelope-Homer-Odyssey-Project Gutenberg eText.jpg|thumb|300px|Penelopa në arte]]
 
== Miti i Penelopës ==
Pasi [[Odiseu]] nuk u kthye për një kohë të gjatë, filluan ta bezdisin shumë krushqarë nga rrethina e afërt dhe e largët. Asnjëri nuk pajtohej me re fuzimin e saj. Ngasjet për ta fituar dorën e saj dhe me të edhe mbretërinë e Odiseut ishin madje edhe tepër të mëdha. Prandaj rrinin në afërsi të saj dhe në mënyrë të pareshtur e nxitnin të martohet. Me kohë u mblodhën njëqind e tetë. Sado që për nga mendimet dhe natyra dalloheshin, të gjithë pajtoheshin në një gjë: nuk do të shpërndaheshin deri sa Penelopa nuk do ta zgjedhte njërin prej tyre për burrë.