Ismail Kadare: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 92:
 
=== Retushime ===
Albanologia dhe ballkanologia [[Kinez|kineze]] <ins>[[Ke Jing (albanologe)|Ke Jing]]</ins>, në një konferencë të mbajtur në janar të 2018 për promovimin e studimit monografik të saj "Identiteti shqiptar përballë tjetrit në veprën e Ismail Kadaresë", botuar në [[Anglisht|gjuhën angleze]], u shpreh se shkrimtari ka retushuar disa nga veprat e tij. Në rastin e veprës ''Kështjella'' u shpreh se vepra që përshkruante luftën kundër osmanëve është shndërruar në një betejë fetare ku janë shtuar elementët kishtarë duke e paraqitur Shqipërinë sikur ka dhënë kontribut të madh në Mesjetë për mbrojtjen e Evropës. Sipas studjueses kjo gjë nuk mund të bëhej kur ka shkruar veprën, sepse nuk mund t'i jepej aq rëndësi elementit fetar.<ref>{{Cite web|url=http://tvklan.al/a-i-retushoi-ismail-kadare-veprat-e-tij/|title=A i retushoi Ismail Kadare veprat e tij?|website=tvklan.al|date=22 janar 2018}}</ref><ref>{{Cite journal|last=Jing|first=Ke|date=23 janar 2018|title=Roli i Kadaresë në identitetin shqiptar dhe retushimi i veprave të tij! (titull editorial)|url=|journal=[[Shekulli (gazetë)]]|volume=|pages=|via=|interviewer=Valeria Dedja}}</ref> Konstatim i bërë edhe nga studjuesi i shkrimtarit, [[Shaban Sinani]], që vëren se tek "Nëpunësi i pallatit të ëndrrave" personazhi e ka Ebu Qerimi në variantin e parë dhe Mark Alemi në variantin e dytë.<ref>{{Cite book|title=Etnos në epos: studim monografik|last=Sinani|first=Shaban|authorlink=Shaban Sinani|publisher=Naimi|year=2011|isbn=9789928109026|location=Tiranë|pages=123}}</ref> Historiani [[Kristo Frashëri]] rishkrimet e veprave letrare të Kadaresë i paralelizontesheh si trashëgimi të regjimit komunist, duke i paralelizuar me ndryshimin e referateve që bënte Enver Hoxha sa herë sa herë që Partia e Punës e ndryshonte orientimin e politikës së jashtme të saj. Ky ndryshim i pjesëve me përmbajtje realizmin socialist për t'ia përshtatur shijeve postkomuniste do ta dëmtojë si shkrimtar, sipas Frashërit.<ref>{{Cite journal|last=Frashëri|first=Kristo|date=2006|title=Identiteti i shqiptarëve dhe të metat e debatit Qose - Kadare|url=|journal=Gazeta shqiptare|volume=3624|pages=|via=}}</ref>
 
Me ribotimin e sprovës ''Ardhja e Migjenit'' më 2015 vetë autori dha shpjegime për retushimin e kësaj vepre, në dritën reale të rrethanave kur u shkrua dhe kur e rishkroi.<ref name=":13">{{Cite web|url=http://www.panorama.com.al/ribotohet-libri-per-migjenin-kadare-pse-e-kam-retushuar/|title=Ribotohet libri për Migjenin, Kadare: pse e kam retushuar.|date=2015|publisher=Panorama|website=panorama.com.al}}</ref>