Ismail Kadare: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1906771 i bërë nga Iskenderije (diskutimet) Vandalizim i perseritur me justifikime banale. Rikthim ne gjendjen objektive dhe te plote
Etiketa: Undo
Rreshti 64:
Në këtë kohë Kadare konsiderohej si shkrimtar i talentuar, por talenti i të cilit anonte kah dekadenca dhe subjektivizmi. Armiqtë e Kadaresë në organet e [[Drejtoria e Sigurimit te Shtetit|Sigurimit]] dhe garda e vjetër e [[Byroja politike e Partisë së Punës së Shqipërisë|Byrosë Politike]] e akuzonin atë vazhdimisht si "''agjent i Perëndimit''", që ishte njëra prej akuzave më të rrezikshme që mund të bëhej asokohe.<ref>{{cite book|last1=Morgan|first1=Peter|title=Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990|date=2011|publisher=Shtëpia Botuese "55"|place=Tiranë|isbn=978-9928-106-12-4|page=143|edition=1|chapter=3}}</ref>
 
=== Dimri i vetmisë së madhe ===
Pas publikimit të dy romaneve me temë historike, Kadare u përball me kritika pse nuk po shkruante për tema "aktuale", si "ndërtimi i socializmit". Për t'ua mbyllur njëherë e mirë gojën kritikëve, ai vendosi të shkruante një roman me temë prishjen e lidhjeve mes Shqipërisë dhe vendeve tjera komuniste. Meqë Enver Hoxha kishte qenë një nga aktorët kryesorë në mbledhjen e 81 krerëve të partive komuniste të botës, e cila u mbajt në Moskë në nëntor 1960, Kadare e bëri edhe atë personazh. Për të shmangur glorifikimin e tij ai iu lut autoritetve ta lejonin t'i shikonte procesverbalet e mbledhjes së Moskës dhe të merrte shënime nga to. Kështu Kadare e paraqiti ngjarjet në roman ashtu siç e dëshmonin dokumentet.{{sfn|Morgan|2011|p=128}}