Dallime mes rishikimeve të "Moska"

No change in size ,  2 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
v
Megjithatë, një herë e kreu funksionin e saj, më 6 nëntor të vitit 1941, kur fati i Moskës varej në një fije peri, pasi trupat gjermane të gjeneralit Guderian ishin vetëm 30 kilometra larg kryeqytetit rus.
 
Por Stalini donte të organizonte një mbledhje solemne me rastin e përvjetorit të 24 të revolucionit, pikërisht në stacionin majakovskaja, ndoshta më i bukuri dhe më i famshmi i rrjetit të metrosë moskovitë. Këtë e bëri për t‘i treguar popullit të tij që qeveria sovjetike nuk e kishte braktisur Moskën.
 
Në të vërtetë, vetëm pak e dinin se në majokovskaja Stalini kishte mbërritur nga një rrjet i fshehtë i metrosë, duke u shfaqur papritur, pa dalë nga zyrat ku të gjithë e kishin parë vetëm pak orë më parë. Nga kishte mbërritur aty. Pyetje e gabuar. Metroja sekrete e Moskës gjithmonë ka qenë një tabu.
[[Skeda:Alexander Garden1.JPG|thumb|Mot tipik veror moskovit]]
Moska përshkohet nga lumi i Moskës, i cili përbëhet nga shumë degë, midis tyre Oka dhe [[Vollga]]. Degët më të mëdha të këtij lumi janë Yausa dhe Setun.
 
Ekziston një legjendë që thotë se Moska mbështetet në shtatë kodra. Në të vërtetë, kodrat janë vetëm një pjesë e territorit të Moskës, por pjesa më e lartë është ajo jugperëndimore e qytetit. Gjeografikisht, përkufizohet si “Teplostanskaya mbikodrinore”.
 
'''Pamje e përgjithshme'''
[[Skeda:Moscow-City2015.jpg|thumb|250px|Moscow-City]]
Moska është një qytet me një ekonomi mjaft të zhvilluar duke u renditur si një nga qytetet më të zhvilluara evropiane dhe më gjerë. Të ardhurat nga Moska përbëjnë 20% te gjithë [[GDP]]-së së [[Rusia|Rusisë]] (8,44 trilion rubla në 2008 ose $459 miliard). Në vitin [[2008]] renditej si qyteti më i shtrenjtë në botë, ndërsa në vitin [[2009]] renditej si qyteti i tretë më i shtrenjtë në botë pas [[Tokio]]s dhe [[Osaka]]s, falë stabilitetit të [[Rubla|Rublës]] dhe rritjes së çmimeve të pronave brenda qytetit. Moska është gjithashtu qendra e shumë kompanive me kapital të huaj që operojnë në Rusi dhe ndërkombëtarisht. Për të pestin vit radhazi, Moska është vlerësuar si qyteti me hotelet më të shtrenjtë në botë. Dhomat luksoze në kryeqytetin rus variojnë nga 480 dollarë amerikanë deri në 550 dollarë në natë, 67 më shumë se në vitin 2008. Sido që të jetë, këtu suitat marramendëse kushtojnë 80 dollarë më shumë se në destinacionin e dytë më të shtrenjtë në botë, në [[Abu Dhabi]].
 
Në vitin [[2008]] renditej si qyteti më i shtrenjtë në botë, ndërsa në vitin [[2009]] renditej si qyteti i tretë më i shtrenjtë në botë pas [[Tokio]]s dhe [[Osaka]]s, falë stabilitetit të [[Rubla|Rublës]] dhe rritjes së çmimeve të pronave brenda qytetit. Moska është gjithashtu qendra e shumë kompanive me kapital të huaj që operojnë në Rusi dhe ndërkombëtarisht. Për të pestin vit radhazi, Moska është vlerësuar si qyteti me hotelet më të shtrenjtë në botë. Dhomat luksoze në kryeqytetin rus variojnë nga 480 dollarë amerikanë deri në 550 dollarë në natë, 67 më shumë se në vitin 2008. Sido që të jetë, këtu suitat marramendëse kushtojnë 80 dollarë më shumë se në destinacionin e dytë më të shtrenjtë në botë, në [[Abu Dhabi]].
 
Në vitin 2008 Moska kishte 74 miliarderë, me një pasuri mesatare $5,9 bilion duke u renditur përpara [[New York]]-ut me 71 miliarderë. Megjithatë në vitin 2009 Moska kishte vetëm 27 miliarderë kundrejt 55 të [[New York]]-ut (Rusia humbi 52 miliarderë për shkak të recensionit). Kryesues i listës së vitit 2009 ishte [[Mikhail Prokhorov]] me $9,5 miliard dhe në vendin e dytë me $8,5 miliard gjendej [[Roman Abramovich]]. Kompania në pronësi të Prokhorov-it "ОНЭКСИМ" group zotëron asete të çmueshme në energjinë hidrogjenore, nanoteknologji, energji tradicionale, sektorin e metaleve të çmuara, ndërsa Abramovich, që pas shitjes së kompanisë së tij të naftës Sibneft tek gjiganti i gazit [[Gazprom]] në 2005, zotëron asete në industrinë e rëndë. Ai gjithashtu ka në pronësi edhe klubin e futbollit anglez Chelsea dhe një zonë në Hënë. Yelena Baturina mbetet ende gruaja më e pasur në Rusi, ajo është 45-vjeçe dhe është gruaja e dytë e kryebashkiakut Yuri Luzhkov. Në vitin 2008 i pari në këtë listë renditej Oleg Deripaska $28 me bilion, ndërsa sot ai renditet i dhjet-i me vetëm $3,5 bilion.