Kryengritja e Arbërit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha1 (diskuto | kontribute)
+++
Udha1 (diskuto | kontribute)
++++
Rreshti 4:
 
Në dimrin e vitit 1257-1258 në Shqipëri populli u çua në kryengritje kundër administratës nikease. [[Gjergj Akropoliti]] drejtoi një fushatë ushtarake për ta shtypur atë, por për shkak të rezistencës së fuqishme të shqiptarëve u kthye mbrapsht në Ohër. Më pas provoi të hynte në Shqipëri nga ana e Dibrës por edhe këtu ushtria nikease u rrezikua të asgjësohej nga kryengritësit shqiptarë dhe u kthye në Përlep. Despoti i Epirit i inkurajuar nga kryengritja shqiptare filloi veprimet luftarake në Maqedoni dhe me përkrahjen e popullsisë dhe dezertorëve nikeas pushtoi një varg kështjellash në Maqedoni.<ref>{{Harvnb|Xhufi|2002|p=236}}</ref>
 
Kryengritja u shtyp pas dërgimit të trupave nga [[Azia e vogël]] në pranverën e vitit 1259, të drejtuara nga Gjon Komneni. Beteja vendimtare u zhvillua në [[Devoll]], ku nikeasit pësuan humbje të mëdha por arritën më në fund ta futnin situatën nën kontroll. Megjithatë në vitet 1260–1270 shqiptarët ngritën krye prapë në rajonin e [[Durrësi]]t.<ref>Setton, Kenneth Meyer: The Papacy and the Levant, 1204–1571: The Thirteenth and fourteenth centuries, Volume 1. American Philosophical Society, 1976. page 74.</ref><ref>George Akropolites: the history. Oxford University Press, 2007. Page 324.</ref>
 
== Burimet ==