Kostandini i Madh: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 53:
Kulti popullor i Mitrës ishte njëri nga kultet që mund të ketë rivalizuar me krishterimin. Adhuruesite Mitrës besonin se forcat e të mirës dhe të keqes, të dritës dhe errësirës, ishin vazhdimisht në luftë. Në anën e dritës gjendej perëndia Mitra, që paraqitej duke sakrifikuar demin kryesor të tufës, për të shtuar pjellorinë e tokës me gjakun e tij. Ky kult u përhap shumë në ushtrinë romake. Krishterimi primitiv u mbrojt me shumë tradita të mëparshme, të cilave u modifikoi temat dhe simbolet. Kështu, dita e 25 dhjetorit, e zgjedhur për të festuar lindjen e Krishtit, përkon me datën e lindjes së Mitrës dhe me datën e solsticit të dimrit, moment ky vendimtar i luftës së diellit kundër errësirës. Në artin bizantin, kurora e dritës e Krishtit të kujton pa dyshim, rrethin diellor që shoqëronte figurat e Mitrës.
 
== JETËSHKRIMET – kureshti nga jeta ==
* Kostandini ishte i motivuar, pa dyshim, nga arsye sa politike, aq edhe fetare. Nëna e tij, Helena, u kanonizua pasi kishte zbuluar "kryqin e vërtetë". Jeta e Kostandinit u bë një temë klasike e artit të krishterë. Madje, emri i tij është lidhur me një pikturë false të Mesjetës ("Dhurata e Kostandinit"), për të justifikuar pushtetin e përkohshëm të papatit. Kostandini shpalli si të paligjshme shumë praktika tradicionale pagane dhe mori pjesë në kryerjen e riteve dhe të festave kristiane, por ai nuk pranoi ta shpallte krishterimin fe zyrtare të perandorisë. Ai ruajti titullin e vet pagan, Pontifex Maximus dhe praktikonte ndonjëherë ritet hyjnore romake.
* Me gjithë politikën e tij në favor të krishterimit, Kostandini nuk ishte i krishterë në kuptimin e plotë të fjalës. Ai u pagëzua vetëm në shtratin e vdekjes nga një prift arian.