Murad bej Toptani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 15:
'''Murad bej Toptani''' ([[1866]] - [[1918]]) qe atdhetar, nënshkrues i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë]], poet dhe skulptor shqiptar. Zotëronte disa gjuhë të huaja si frëngjisht, turqisht, arabisht, gjermanisht dhe italisht. Krijimet e tij janë përmbledhur në vëllimin, “Vjersha e Murat Toptanit”, ndërkohë që në Galerinë e Arteve në Tiranë ruhet një bust i Skënderbeut, i realizuar prej tij në vitin 1917, si dhe një karikaturë me akuarel “Premtimet e Anglisë”.
 
== BiografiaJeta ==
U në Aká (sot Akyaka, Turqi) më [[13 korrik]], i biri i Said Sermedin bej Toptani dhe Hanifesë, vajza e luftëtarit nga Kaukazi Ahmet Pedis Kartajit. I ati i tij, duke qenë prej oxhakut me ndikim të [[Toptanajt|Toptanve]] dhe prej veprimtarive nacionaliste, ishte internuar ku dhe u njoh me vjehrrin e tij të internuar për po të njëjtën arsye.
 
Në 1878 ai u regjistrua në shkollën “Madamë Fyres”. Në atë shkollë studionte dhe Asije Frashëri, vajza e Sherif Frashërit, vëllait të madh të Frasherllinjve, e cila më vonë, u bë bashkëshortja e tij. Asija kishte mbetur jetime dhe u rrit nga xhaxhai, [[Naim Frashëri|Naimi]], dhe kjo është arsyeja pse njihej si vajza e madhe e Naimit ose pse e quajnë Murad bej Toptanin si dhëndrin e poetit të madh. Në 1884 Murad Toptani i vazhdoi studimet në shkollën “Sulltanie”“[[Shkolla Gallata Saraj|Sulltanie]]” (Gallata Saraj), ku mori një kulturë që u reflektua më vonë në gjithë veprimtarinë e tij të larmishme artistike. Në mbarim të shkollës ai zotëronte disa gjuhë të huaja: frëngjisht, osmanisht, arabisht dhe persisht.<ref name="MbT">[http://www.standard.al/murad-bej-toptani-patrioti-dhe-artisti/ Çelo Hoxha: Murad Bej Toptani: patrioti dhe artisti] në Gazetën "Standard". Shënim: ''Për këtë artikull janë konsultuar disa burime. Në variantin origjinal të shkrimit janë specifikuar hollësisht referencat e sakta. Burimet e konsultuara janë: AQSH, Fondi 36 dhe 163; Ferid Hudhri, Murat Toptani, Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1978; Uran Butka, Mid’hat Frashëri, elita shqiptare, PLEJAD, Tiranë, 2008; Uran Butka, Mid’hat Frashëri, elita shqiptare, PLEJAD, Tiranë, 2008; Faik Konica, Vepra 3, Botimet Dudaj, Tiranë, 2001; gazeta Posta e Shqypnis, Nr. 21, 20 fruer 1918, faqe 4; dokumente të botuara: Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918, Shtypshkronja Nënë Tereza, Tiranë; Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare, 1910-1912, botim i Institutit të Historisë-Prishtinë, 2003''.</ref> Pas vitit 1895, Murat Toptani u vendos pothuaj përfundimisht në qytetin e Tiranës, origjinës së tij.
 
Në 28 tetor 1897, Murad Toptani u arrestua nga Porta e Lartë. Të gjitha gazetat shqiptare të kohës, të cilat dilnin, sigurisht, jashtë trojeve shqiptare, lajmëruan për një gjë me rëndësi që kishte ndodhur “ato ditë” në Shqipëri. Gjëja me rëndësi ishte arrestimi i Murad bej Toptanit nga Porta e Lartë.
Rreshti 31:
Në Arkivin Qendror të Shtetit, në Tiranë, gjendet një fletë broshure, fleta 14, e cila lartëson veprën patriotike të Murad bej Toptanit. Dokumenti është në gjuhën osmane, në shqip gjendet jo përkthimi, për një shpjegim për përmbajtjen: “Fleta ka një karakter poezije në prozë, ku naltëson veprat patriotike të Murad beut, tue i thanë se ti edhe me të vra me tradhti e me tortura, nuk do të vdesësh, ti me idealin e liris në zemër e me ndjenjat e sakrificës ashtu dhe me vullnetin patriotik do të mbetesh i pavdekshëm e të tjera”.
Përcaktimi i këtij teksti anonim duket se është i saktë, veprimtaria patriotike, më shumë se gjithçka tjetër, ka mundësi të rezultojë më jetëgjati në histori. Përpjekjet për çështjen e kombit shqiptar atij i kushtuan vuajtje e dhimbje, iu desh të kalonte prova të shumta e të bënte sakrifica me çmim të lartë, por, në fund, firma në dokumentin e pavarësisë, në 28 nëntor 1912, i hapi portat e përjetësisë.<ref name="MbT" />
 
== Referencat ==
{{ref}}
 
== Lidhje të jashtme ==
* [http://www.albaniapress.com/lajme/10278/MURAT-TOPTANI-FIGURE--POLIEDRIKE-E-RILINDJES-KOMBETARE.html Figurë poliedrike e Rilindjes]
 
== Referencat ==
{{ref}}
 
{{DEFAULTSORT:Toptani, Murad bej}}