[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 41:
Në nëntor të atij viti, bashkë me familjen të hipur në një varkë mbërrijnë në Bari dhe dorëzohet me tjerë tek Aleatët.
 
=== Mërgimi ===
 
Mbyllet për pesë muaj në kampin Santa Fara të Barit bashkë me krerët e tjerë të Ballit. Endet nëpër Evropë dhe në 1947 përfundon në Kajro, ku nisën të punojë si mësues. Aderoi në shoqatën “Besëlidhja” e cila mundi të konkretizohet me përjashtim të [[Abas Ermenji]]t, i cili refuzoi bashkëpunimin. Si folës i mirë i gjuhës greke, Ali Këlcyra u ngarkua nga ”Besëlidhja” të hyjë në marrëveshje me qeverinë e Athinës, për të mundësuar hyrjen e trupave shqiptare antikomuniste në Shqipëri nga ana tokësore, duke kërkuar edhe garanci nga pala greke, se nuk do ndërhynte pas tyre në Shqipëri ushtarakisht. Mbështetja e kërkuar u refuzua nga qeveria e djathte greke e kohës.
Me këtë dështimin e misionit të Ali Këlcyrës në Athinë, merr fund “Besëlidhja” sepse ishte kundër zbarkimit me parashuta për të cilën do të ndihmonin Amerikanët, duke pasur parasysh vështirësitë e veprimeve konkrete, të gjakderdhjes së mundshme dhe ruajtjes së jetës së shumë të pafajshmëve. Ali Këlcyra kthehet në Itali dhe fillon përsëri veprimtarinë në fushën e gazetarisë së emigracionit, duke nxjerrë një gazetë me ndihmën financiare të ushtarëve të Ballit Kombëtar.<ref name="aj"/> Në korrik të 1953 grupimi i tij i bashkangjitet "Bllokut Kombëtar Indipendent" të dr. [[Ismail Vërlaci]]t, [[Ndue Gjon Marku]]t, dhe [[Ernest Koliqi]]t, duke u riemëruar "Bashkimi Demokrat Shqiptar".<ref>{{en Pearson O., Albania in the Twentieth Century, A History: Volume III, I.B.Tauris & Co Ltd, 2006.</ref>