[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Mbreti David''' ([[Hebraishtja|hebr.]] '''דָּוִד''', Davíd, "I dashtuni") ishte mbreti i dytë i [[Izraeli]]t (rr. 1005 p.e.s . - 965 p.e.s.) Ai bashkoi mbretërinë [[Izraeli|Izraelite]] kur zëvendësoi [[Ishboshethi]]n (biri i katërt i [[Mbreti Saul|Mbretit Saul]]), më vonë mbret i fiseve veriore të Izraelit. Jeta e Davidit dhe qeverisja e tij janë shkruar në [[Bibla Hebraike|Biblën hebraike]], librat e [[1 Samueli]] (nga kreu i 16 e më pas), [[2 Samueli]] (në vargjet 4). [[1 Kronikat]] jep më tej histori të Davidit, të shoqëruara me listat dhe prejardhjen.
 
Ai përshkruhet si mbreti më i drejtë i Izraelit të lashtë, (megjithëse jo pa të meta) si edhe një luftëtar të shquar, muzikant dhe poet (atij i njihet autorësia e shumë [[Psalmi|psalmeve]]). 2 Samueli 7:12-16 pohon se Perëndia ishte aq shume i kënaqur nga Davidi saqë ai i dha besën se [[dinastia davidike]] do të zgjaste përgjithmonë ; prandaj [[Judaizmi|judenjtë]] besojnë (ende sot) se [[Mesia judaike]] do të jetë një pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretit David, dhe të [[Krishterimi|krishterët]] e ndjekin brezninë e gjakut të [[Jezusi]]t nga ai te [[Shën Maria|MariaMëria]] dhe [[Shna Zefi|Jozefi]].
 
== Jeta e Davidit sipas Biblës ==
Rreshti 19:
 
Për shkak të marrëdhënies së ngushtë që kishte pasur me Perëndinë dhe për shkak të përgjegjësisë së madhe si mbret i Izraelit, e pagoi shumë shtrenjtë sjelljen e tij. Që atëherë vazhdimisht kishte andralla. Ai duhej të përballonte një sëri kryengritjesh të organizuara prej disave nga njerëzit e tij më të besuar. Edhe biri i tij, Avshalomi, u rebelua kundër tij. Të tjerët thurnin intriga prapa shpinës së tij për trashëgimin e fronit. Sidoqoftë, Davidi ishte një njeri i shquar. Ishte njeri i veprimit, poet, i butë, zemërmirë ndaj armiqve të tij, mbajtës i rreptë i drejtësisë, mik besnik – ishte gjithçka që njerëzit mund të gjejnë tek një mirëbërës. Ishte i shëndetshëm dhe ngjallte admirim te njerëzit, në saje të faktit që Perëndia vepronte përmes tij, sipas mëshirës së tij. Hebrenjtë e konsiderojnë Davidin si themeluesin i mbretërisë së tyre, dhe jo Shaulin. Edhe, para së gjithash, Davidi ishte stërgjyshi i Mesisë, mbretit sipas dinastisë së Davidit që duhej ta çlironte popullin e tij, të ulej në fronin e Davidit përgjithmonë dhe të sundonte tërë botën. Perëndia i kishte dhënë premtime (p. sh. përsa i përket ringjalljes së trupit), që u plotësuan vetëm shumë kohë më vonë nga pasardhësi i tij, Jezusi, Mesia. Këto premtime gjenden kryesisht në librin e Psalmeve, sepse Davidi i shkroi nën frymëzimin e Shpirtit të shenjtë – ishte profet. Ishte, gjithashtu, prift-mbret si mbretërit e mëparshëm të Jerusalemit – më i madhi prej të cilëve kishte qenë Melkicedeku. Nën sundimin e Davidit, mbretëria izraelite shtrihej deri në kufijtë gjeografikë që do të karakterizojnë mbretërinë mesianike që do ta themelojë Mesia pas kthimit të tij. Me fjalë të tjera, Davidi është pasqyrimi i papërsosur i atij që do të ishte Mesia.
 
== Familja e Davidit ==
 
== Davidi në fe ==
Davidi në [[Kurani|Kuran]] quhet [[Daud|Davud]].
 
== Shiko edhe ==
 
== Lidhje të jashtme ==
* [http://shkrimet.com/Personi.php?ID=1 Shkrimet - Prezenca e Davidit në Bibël]
 
[[Kategoria:Figura biblike|David]]
[[Kategoria:Mbretër izraelitë|David]]