Mehmet bej Konica: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
 
== Jeta ==
Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës,<ref name=":0">[[Agron Alibali|Alibali A]]., ''Faik Konica më 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe të “Vatrës”,'' [[Gazeta Shqiptare|Gazeta shqiptare]] ("Milosao", suplement). - Nr. 5142, 19 dhjetor, 2010, f. II - V.</ref>, vëlla i [[Faik Konica|Faik Konicës]].<ref name=":1">Kelmendi R., ''Konica siç nuk e njohim, të dhënat të reja për prindërit, motrat e vëllezërit'', shqiptarja.com, 19 janar 2014.</ref>. Arsimimin e filloi në [[Janina|Janinë]] në gjimnazin [[Zosimea|"Zosimea"]] dhe e përfundoi në liceun perandorak "[[Shkolla Gallata Saraj|Gallatasaraj]]" në [[Stambolli|Stamboll]]. Studimet universitare i kreu në Shkollën e Lartë Administrative "[[Mekteb-i-Mylkie|Mylkie]]" të kryeqytetit perandorak.<ref name=":2">Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 158. ISBN 978-9943-56-22-5</ref>.
 
Më 1903-1908 sekretar diplomatik për shtypin në ministrinë e Punëve të Jashtme Osmane. Më 1908-1913 nënkonsull osman në [[Trieste]], [[Rijeka|Fiume]], Sulina ([[Rumania|Rumani]]), [[Narta|Artë]] e [[Korfuzi (qyteti)|Korfuz]] dhe si konsull në [[Varna]] të [[Bullgaria|Bullgarisë]]. Në janar 1913 e deri në fillimin e [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]] vihet në shërbim të qeverisë shqiptare.
 
Është njëri prej parashtruesve të kërkesave të [[Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë|Qeverisë së Vlorës]] në [[Konferenca e Ambasadorëve|Konferencën e Ambasadorëve]] në [[Londra|Londër]] më 1913 bashkë me [[Rasih bej Dino|Rasih bej Dinon]] dhe [[Filip Noga|Filip Nogën]].<ref>Pearson O., [https://books.google.com/books?id=3_Sh3y9IMZAC&pg=PA37&dq=Rasik+Dino&hl=en&ei=MVtDTOzdFNjNjAeP-rQX&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCsQ6AEwAA#v=onepage&q=Rasik%20Dino&f=false ''Albania and King Zog: independence, republic and monarchy 1908-1939'']. I.B.Tauris. 2004 fq. 37. ISBN 1-84511-013-7.</ref>. Mehmet Konica ishte një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga gjenerali italian [[Enrico Tellini]], vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë e shqiptaro-greke. Më 1918 është nismëtar dhe kryetar i [[Kongresi i Durrësit|Kongresit të Durrësit]]. Më 1918-1919 delegat i Punëve të Jashtme. Në dhjetor të 1920 u dërgua në Londër si përfaqësues i Shqipërisë, ndonëse jo i njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe.
 
Më 1920 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë [[Sulejman bej Delvina|Delvina]] të dalë nga [[Kongresi i Lushnjes|Kongresi i Lushnjës]]. Po atë vit ngarkohet nga Këshilli i Ministrave të gjente një organizator të huaj për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitet 1922-25 shërbeu si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në [[Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut|Britaninë e Madhe]].<ref name=":2" />. Pas [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjes së qershorit]] detyrat e tij u vështirësuan duke qenë se po përpiqej t'i mundësonte përligjje diplomatike një qeverie të dalur nga një kryengritje.<ref>Austin R., ''Founding a Balkan State: Albania's Experiment with Democracy, 1920-1925'', University of Toronto Press, 2012, fq. 109-110. ISBN 9781442644359</ref>. Në periudhën 1925-1939 ka shërbyer si diplomat në misione të ndryshme të konferencave ballkanike,<ref name=":2" />, ku sipas bashkëshoqëruesit të tij [[Gjergj Fishta|Fishtës]], mbajti një nga ligjëratat më të mira.<ref>''At Gjergj Fishta si mis në Konferencen Nderbalkanike të Athenës,'' botuar tek ''Át Gjergj Fishta, O.F.M. 1871-1940,'' përgatitur [[Benedikt Dema|B. Demës]], Shkodër: Botime Françeskane, 2010, fq. 21-28. ISBN 978-99956-97-03-7</ref>.
 
Pas pushtimit të Shqipërisë, emigroi në [[Mbretëria Jugosllave|Jugosllavi]], ku qëndroi pak kohë. Shkon më pas në Itali. Më 1943 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë [[Rexhep bej Mitrovica|Mitrovica]], por nuk e pranoi detyrën.
Rreshti 15:
Bëhet nismëtar i krijimit të një komiteti për përkujdesjen dhe menaxhimn e këtij grupi shqiptarësh dhe madje u zgjodh si kryetar i tij.
 
Jetoi në [[Italia|Itali]], derisa ndërroi jetë në Romë më 1946.këshilltar politik pranë kryetarit të shtetit shqiptar.<ref name=":2" />.
 
== Shkrime ==
 
* ''Ç'bën Greqia sot?'', fletorja "Telegraf" nr. 110, dt. 15 prill 1928, fq. 2-3.<ref>{{Cite book|title=Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek|last=Hoxha|first=Ibrahim|authorlink=Ibrahim D. Hoxha|publisher=Hasan Tahsini|year=2000|isbn=|location=Tiranë|pages=132|oclc=52547366}}</ref>
 
== Burime ==